Asgjesohen mbi 10 mijë rrënjë
kanabisi në gjashtë operacione

Mbi 10 mijë rrënjë kanabisi janë zbuluar e asgjesuar nga ana policisë gjatë gjatë operacioneve në Vlorë, Kolonjë, Kurbin, Gjirokastër, Shkodër dhe Delvinë.
 
Kurbin, asgjësohen 700 rrënjë kanabisi
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Lezhë , për “Parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike si dhe për evidentimin dhe shkatërrimin e paracelave të kultivuara me bimë narkotike”, me datës 31.07.2015,  efektivat  e Komisariatit të Policisë Kurbin kanë zhvilluar një tjetër operacion për këtë qëllim.
 
Si rezultat i këtij operacioni, gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në fshatin Selitë, Kurbin, në vendin e quajtur Shpati i Malit, u gjetën  dy parcela, ku ishin të kultivuara 700 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sattiva.

Bimët  narkotike u asgjesuan në vend me anë të djegjes.
 
Punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesvë .
 
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën  penale “Kultivimit të bimëve narkotike”, neni 284 i Kodit Penal.
 
Kolonjë, asgjësohen   2650  bimë narkotike të kultivuara në 2 parcela.
Gjatë  ditës së djeshme, efektivat e Komisariatit  të Policisë  Kolonjë, në vijim të kontrollit  të territorit  për evidentimin  dhe asgjësimin e bimëve narkotike të kultivuara, si edhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, kanë ushtruar një kontroll të imtësishëm , në pyllin e fshatit  Mbreshtan, Dermar (Kolonjë)  ku  kanë  konstatuar  : Dy  parcela të kultivuara,  me bimë narkotike  të dyshuar  Cannabis Sattiva.

 Në  parcelën e parë u konstatuan :
1750  rrënjë të lartësisë që  variojnë  nga  20-70 cm.

Ndërsa në parcelën e dytë :
900 kubike të  cilat kishin nga një fidan  me tre  gjethe, me lartësi rreth 3  cm  të përgatitura  për mbjellje. 
Bimët narkotike u asgjësuan në vend, me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provës materiale.
 
Grupi  hetimor po vazhdon punën për identifikimin  dhe kapjen e  autorëve të implikuar në  veprën penale  “Kultivimi  i bimëve  narkotike”  të parashikuar nga  neni 284  i Kodit Penal.  

Materialet  do t'i  kalojnë  Prokurorisë  pranë Gjykatës  së  Shkallës  Parë  Korçë.

Vlorë, asgjesohen 552 rrënjë kanabisi
Policia e Vlorës Ka zbuluar dhe asgjësuar një parcelë me 552-rrënjë bimë narkotike "Canabis-sattiva", në fshatin Kallarat ! Bimët narkotike u zbuluan në mesin e pyllit të këtij fshati, në vendin e quajtur "Brodan", ku u gjetén të mbjella këto rrënjë kanabis, në një parcelë të hapur posaçërisht té hapur posaçërisht për mbjelljen e tyre, me lartësi qé varionin nga 30 cm deri në 180 cm, të cilat u asgjësuan me djegie. 

Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e kultivuesve.

Gjirokastër
Në dy operacione në Gjirokastër, policia ka asgjësuar 1118 bimë rrënjë kanabis. Mbi fshatin Kolonjë në vendin e quajtur “Gropat”, nga efektivat e Komisariatit te Policisë Gjirokastër u gjetën të kultivuara në parcela te hapura rishtas 945 bimë narkotike të llojit kanabis sativa të cilat varionin nga 30 deri në 70 centimetra te larta.
Ndërsa në një operacion në shtratin e Lumit “Drino”, afër fshatit “Arshi Lengo”, u gjetën të kultivuara 173 bimë narkotike të llojit kannabis sativa. Bimet narkotike në të dyja rastet u asgjësuan nga grupi hetimor me anë të djegies, ku një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
 
Shkodër
Nga puna e shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të operacioneve antikanabis, për gjetjen dhe asgjësimin e bimëve narkotike të mbjella, u ushtrua kontroll i imtësishëm territori në disa zona në Qarkun e Shkodrës ku u gjetën dhe u asgjësuan:

Konkretisht :

-Në fshatin Gegaj, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjësuar :

5 parcela me 272 rrënjë bimë narkotike te dyshuara si kanabis sativa. 

-Në fshatin Kroni i Madh, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjësuar :

6 parcela me 294 rrënjë bimë narkotike të dyshuara si kanabis sativa.

-Në fshatin Barcoll, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjësuar :

5 parcela me 676 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa. 

Këto bimë u asgjësuan në vend me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për veprën penale ”Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal.
 
Delvinë
Sot janë asgjësuar nga policia 3 parcela me 4496 bime narkotike në Malin e Pigadhes në vendin e quajtur Mesovun. Gjatësia e bimës arrin 80 deri 110 cm. Po punohet për identifikimin e autorëve.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në Los Anxhelos, 11 viktima e 180 mijë të evakuuar! Miliarda dëme, grabitës të maskuar si zjarrfikës

Zjarret në Los Anxhelos, 11 viktima e 180 mijë të evakuuar! Miliarda dëme, grabitës të maskuar si zjarrfikës