Asgjësohen mbi 91 ton ushqime të skaduara! Paralajmërohen 20 biznese për masat anti-COVID
Kontrolli i AKU-së në një nga bizneset
TIRANË- Mbi 91 ton ushqime të skaduara janë asgjësuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë ditës së sotme, ndërkohë që një sasi tjetër e konsiderueshme është pajisur me etiketë në gjuhën shqipe. Më konkretisht AKU njofton se kjo sasi prej 0.45 ton ishte e bllokuar për shkak se nuk kishte etiketën shqip, një detyrim për çdo biznes.
"Me kërkesë të vetë subjektit është kontrolluar nga trupa inspektuese e AKU-së pajisja me etiketë në gjuhën shqipe e një sasie prej 0.45 ton produkte ushqimore, të bllokuara më parë nga AKU, për mungesë etiketimi në gjuhën shqipe. Për pasojë është bërë edhe zhbllokimi i kësaj sasie. Gjithashtu po me kërkesë të një subjekti ushqimor është bërë asgjësimi i një sasie prej 91.031 ton produkte ushqimore me afat të kaluar përdorimi", njofton AKU.
Në total, AKU ka kryer gjatë ditës së sotme 445 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin, në fokus ka të së cilave ka qenë zbatimi i masave Anti-COVID. Si rezultat i këtyre kontrolleve, janë dhënë 20 masa me paralajmërim në biznese ushqimore
"AKU kryen 445 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin. Trupat inspektuese të AKU-së kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme në gjithë vendin inspektimet dhe monitorimet edhe si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid. Monitorimet e Task-Forcës vijojnë me intensitet në përpjekje për të sensibilizuar ,por edhe mos toleruar asnjë subjekt në moszbatimin e protokolleve të sigurisë Anti-Covid. Gjatë inspektimeve janë dhënë 20 masa me paralajmërim në biznese ushqimore, të cilat nuk kanë pasur të rinovuara librezat shëndetësore, analizat e ujit dhe Planet 3D. Bazuar në Planin e Marjes së mostrave janë marrë 45 mostra për monitorim të qumështit në analizimin e ngarkesës mikrobike dhe qelizave somatike. AKU do të vazhdojë pandërprerë punën në garantim të sigurisë ushqimore dhe shëndetit të konsumatorëve", përfundon njoftimin AKU.
B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3130
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zbardhet vendimi/ 2-8 vite burg kush përhap infeksione pa e ditur, Gjykata Kushtetuese rrëzon ndryshimet në Kodin Penal, ndëshkim vetëm për përhapësit e sëmundjeve me dashje
18 Janar 2023, 21:35
-
Komiteti i Ekspertëve nuk vendos testin për pasagjerët nga Kina: Sugjerojmë doza të treta dhe të katërta të vaksinës kundër COVID-19
30 Dhjetor 2022, 16:08
-
1 humbje jete dhe 23 raste të reja! Situata Covid-19 në vend gjatë 24 orëve të fundit
23 Dhjetor 2022, 20:40
-
Një humbje jete nga covid dhe tre raste të reja brenda 24 orëve të fundit
19 Dhjetor 2022, 19:56
-
Marrëveshja me Pfizer për 700 000 doza vaksina të rialokuara, Alibeaj skeptik: Pse duhet me urgjencë, është kërkesë e Pfizerit, jo e jona
5 Dhjetor 2022, 15:21
-
17 raste të reja me Covid në të gjithë vendin! Asnjë humbje jete dhe 7 të shëruar brenda 24 orëve të fundit
4 Dhjetor 2022, 17:58
-
Ekonomia e shqiptare, 'Moody-s': Me perspektivë të qëndrueshme! Ulja e borxhit, klima e biznesit me ecuri pozitive! Rrezik, importi i energjisë dhe PPP-të
1 Dhjetor 2022, 19:15
-
17 raste të reja nga 395 testime të kryera në vend! Asnjë humbje jete dhe 6 të shëruar në 24 orët e fundit
1 Dhjetor 2022, 18:26
-
Turizmi në Shqipëri, mbi 6.7 milionë të huaj për 10 muajt e parë të vitit! Ja nga cilat shtete ka rritje më të madhe të turistëve
1 Dhjetor 2022, 16:40
-
Situata Covid-19 në vend! 5 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit
30 Nëntor 2022, 18:00
-
Raporti i OKB: Shqipëria me rritjen më të madhe të turistëve të huaj në 7 muajt e parë të 2022, krahasuar me 2019-n! Turizmi po tejkalon ndikimet e COVID-19
28 Nëntor 2022, 15:13
-
6 të infektuar nga 381 testime të kryera! Asnjë humbje jete dhe 14 të shëruar! Situata Covid-19 në vend në 24 orët e fundit
26 Nëntor 2022, 18:06