Komiteti i Ekspertëve nuk vendos testin për pasagjerët nga Kina: Sugjerojmë doza të treta dhe të katërta të vaksinës kundër COVID-19

Komiteti i Ekspertëve nuk vendos testin për pasagjerët nga Kina: Sugjerojmë doza të treta dhe të katërta të vaksinës kundër COVID-19

TIRANË- Komiteti Teknik i Ekspertëve ka dalë në vendimin  se nuk ka nevojë për paraqitjen e testit negativ, për pasagjerët që vijnë nga Kina, ndonëse një masë e tillë është aplikuar në SHBA apo vende të tjera të Europës. Rritja e numrave në Kinë, aty ku dhe ishte epiqendra e virusit, ka bërë që ky Komitet të mblidhet sërish se deri më tani nuk është e nevojshme për shtimin e masave.

“Prej disa ditësh ka pasur një rritje të ndjeshme të rasteve të reja ditore në Republikën e Kinës, shoqëruar kjo edhe me shtrime në spitale dhe në njësitë e kujdesit intensiv. Nuk kemi akoma të dhëna nga autoritetet shëndetësore kineze për shtamet e virusit përgjegjës. Në këtë kuadër, disa vende, si SHBA, Japonia, Tajvani, India dhe Italia kanë marrë si masë, paraqitjen e testit COVID për infeksionin SARSCov2, për ata udhëtarë që vijnë nga Republika e Kinës. Qendra Europiane e Kontrollit dhe Parandalimit te Sëmundjeve ose ECDC, si edhe Komisioni i Sigurisë i KE, i mbledhur ditën e djeshme (si edhe Mbretëria e Bashkuar), për momentin nuk e shikojnë me risk të lartë shpërthimin e një vale të re epidemie, por për faktin që virusi qarkullon edhe në Europë dhe niveli i imunizimit është i mirë, prandaj rekomandon vazhdimin e ndjekjes së kujdesshme të dinamikës së kësaj situate.

Edhe komiteti ynë i ekspertëve, pasi analizoi situatën epidemiologjike, në vend në Europë edhe më tej, vlerëson se do të vazhdoje të monitorojë me shumë kujdes dinamikën e kësaj situate, dhe do të vlerësojë masat e marra nga vendet e tjera dhe rekomandimet e ECDC dhe të OBSH-së. Do të vlerësojmë hap pas hapi nevojën për masa shtesë në përputhje me dinamikën e zhvillimit të situatës ekonomike”, thuhet në njoftim.

Në analizën e bërë, situata epidemiologjik në Shqipëri paraqitet e mirë.

“Komiteti Teknik i Eksperteve të menaxhimit të pandemisë COVID 19 ka ndjekur me vëmendje dhe në vazhdimësi dinamiken e situatës epidemiologjike të infeksionit Sars Cov 2 dhe sëmundjes Covid 19. Siç jeni në dijeni edhe nga raportimet tona të përditshme situata aktuale në vend paraqitet e kontrolluar. Mesatarja e rasteve te reja ditore javën e fundit e cila është edhe java e 51 e këtij viti, është 18 raste të reja ditore. Incidenca dy javore është 8 për 100000. Ndërsa numri i rasteve aktive sot në Shqipëri është 195. Janë 2 paciente të shtruar në Spitalin Infektiv dhe asnjë në njësitë e kujdesit intensiv. Në lidhje me vaksinimin në Shqipëri deri me sot janë aplikuar rreth 3,282,000 doza dhe popullsia target për vaksinimin sot paraqitet e vaksinuar në masën 60.8%. Një situate e stabilizuar paraqitet edhe ne rajon e në Europë”, vijon njoftimi.

Megjithatë, pavarësisht rasteve të ulëta, thirrja është bërja e vaksinës, edhe për ata që kanë bërë 2 doza që të bëjnë dozën e tretë ose të katërt.  

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kosta: 30/12/2022 17:38

    Kosova eshte serbi, ata u vinin hakut kasavorëve

    Përgjigju
  • Arbërori: 30/12/2022 17:12

    Serbia vendos o të verbuar Edvin shkjau bq shqipfolës nuk guxon të ndaloj kinez rus serb e dreqin e të birin d dreqit, ky tradhtar e ka shit kombin dhe shtetin …

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë