Ashensori, mjeti që shkakton
shqetësime dhe tike nervore

Ashensori, mjeti që shkakton <br />shqetësime dhe tike nervore
Londër – Ashensori është një nga mjetet e transportit më të përdorura në botë, shumë prej nesh e përdorin atë çdo ditë, disa herë në ditë. Megjithatë, kur jemi brenda, ne japim përshtypjen se mezi presim që të hapen dyert dhe të dalim jashtë . Dhe ne presim zakonisht të heshtur, me turp, ose të mërzitur, se udhëtimi është pak i gjatë. Ashensori ka revolucionarizuar qytetet, por njerëzit nuk janë plotësisht në gjendje për t’u përshtatur më të. Tani një studim i universitetit kërkon të shpjegojë pse-në, duke analizuar sjelljen, strategjitë, dhe karakteristikat e këtij mikrokozmosi social që shkon lart e poshtë.

"Është një vend interesant e parë nga pikëpamja sociologjike, por edhe një burim i problemeve serioze psikologjike," thotë profesori Lee Gray i Universitetit të Karolinës së Veriut, me nofkën "djali ashensor" dhe autor i hulumtimit në fjalë.

Shqetësimet e ngjallura nga ashensori janë të dy llojeve, sipas studimit të tij.

E para është një variant i klaustrofobisë që vuajnë të gjithë ata që ndjehen keq në një hapësirë të mbyllur për më shumë në lëvizje dhe pa asnjë gjë të dukshme jashtë dhe të nxitura nga kabllo, litarë, pompa hidraulike.


E dyta është afërsia me të huajt

Në ashensor, distanca me të huajt mund të reduktohet deri sa të zhduket. Kështu ne ndjehemi në siklet dhe bëjmë veprime pa ndonjë qëllim në vetvete si psh, shohim orën, telefonin, mbajmë sytë sa lart – poshtë.


(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat