Ashley Graham një modele super
seksi edhe pse me disa kg 'tepër'

Ashley Graham një modele super<br />seksi edhe pse me disa kg 'tepër'
Teksa flasim për modele na vjen gjithmonë ndërmend një femër e hollë shumë elegante, por Ashley Graham ka treguar se ky koncept i modelingut tashmë duhet të hidhet poshtë.
 
Modelja 28 vjeçare ka pozuar me rroba banje, për revistën “Sports Illustrated” nga fotografi i saj Yu Tsai.

 Ai e ka vlerësuar Ashley Graham si një modele shumë e aftë dhe fakti që ndihet shumë mirë me format e saj trupore e bën atë edhe më të mrekullueshme teksa ajo pozon.
 
“Ajo është një modele që është e aftë të japë magji çdo herë të vetme ashtu siç është shumë e sigurt dhe e rehatshme me trupin dhe format e saj”, tha Yu Tsai.  
 
Ky set fotografik është vlerësuar edhe nga fansat e saj të cilët i kanë cilësuar fotografitë në plazhet e ndryshme si super seksi që të lënë pa fjalë. 

[gallery]21077[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi