Ata janë një ndër çiftet më të pëlqyera mes njerëzve të famshëm.

Por fansat e Ashley Olsen janë zhgënjyer shumë kur morën vesh lajmin e ndarjes së saj me multimilionerin David Schulte.

Olsen dhe Schulte i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre pas gjashtë muajve së bashku.

ashley olsen

Një burim ka thënë për Us Weekly se Schulte është një djalë i mirë dhe i rregullt, por lidhja e tyre nuk ka funksionuar siç duhet.

Ndërsa përfaqësuesi i 27 vjeçares Olsen ka thënë se nuk ka një koment për këtë rast dramatik.

Olsen nuk ka qenë shumë e hapur edhe për romancat e saj të mëparshme si me aktorin Justin Bartha, Greg Chait, Scott Sartiano, por një gjë është e sigurtë, që ajo lidhet vetëm me meshkuj të pushtetshëm.

david schulte
(David Schulte)

Ashley dhe motra e saj binjake janë femra të suksesshme në botën e modës dhe kanë markën e tyre “The Row”.

Ato kanë ndërtuar një pernadori të fuqishme të modës me vlerë 1 bilionë dollarë.

Që në vogëli ato janë shfaqur në seriale të ndryshme për adoleshentë si aktore kryesore.

(b.t/shqiptarja.com)