Ashpërsohet Belen Rodriguez, masa
ligjore ndaj gazetarëve që shpifin

Ashpërsohet Belen Rodriguez, masa<br />ligjore ndaj gazetarëve që shpifin
Pak ditë më parë në media u bë publik lajmi i ndarjes së Belen Rodriguez nga bashkëshorti prej dy vitesh, Stefano De Martino. Lajmi i ndarjes u bë me dije nga avokati i showgirl-it, ndërsa u tha se dyshja do të vazhdojë të ruajë një marrëdhënie miqësore për hir të djalit të vogël. 

Edhe pse mediat kanë disa ditë që shkruajnë, madje veç lajmit të ndarjes kanë nisur dhe aludimet për një roamcë të re të bukuroshes argjentinase, kjo e fundit ka qëndruar në heshtje...deri më sot.

Nëpërmjet një fotoje në Instagram, Belen ka akuzuar mediat për shpifje, ndërsa premtoi se do të marrë masa ligjore për të gjithë ata gazetarë që kanë cenuar jetën e saj private me lajme të pavërteta.
 
“E kuptoj që për disa ‘pseudo-gazetarë’ është argëtuese të shpikësh histori pa patur asnjë provë, dhe nuk ka gjë, kjo është pjesë e botës në të cilën jetojmë. Por meqenëse këto momente janë të vështira për të gjithë, dhe them ‘për të gjithë’, pasi në rrethin tonë të ngushtë, vetëm ne e dimë si kanë shkuar gjërat, nuk vazhdoj dot më. Jam e lodhur duke lexuar budallallëqe, e lodhur që pasqyrohem ashtu siç nuk jam, por edhe këtë e kam pranuar. Por diçka dua të sqaroj, nuk duroj dot të lexoj histori të shpikura, i neveris genjshtrat, nuk kam për të lexuar më histori të rreme nga A te Z.  Kam ardhur në Cortina, ku vij çdo vit, për t’u relaksuar me mikeshat e mia dhe ditët i kam kaluar vetëm në shoqërinë e tyre. Prandaj do të procedoj në rrugë ligjore për të denoncuar të gjitha fjalët e pavërteta që mund të dëmtojnë privatësinë time.”

Me këtë shkrim Belen hodhi poshtë njëherë e mirë zërat që flisnin për një romancë të re mes saj dhe ish-futbollistit të skudarës së Interit, Bobo Vieri.  
belen rodriguez
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i PD në burg, reagon Basha: Pazari i ndyrë Rama-Berisha, merr vulën, jep Salianjin! Nuk mbulohet me mashtrime e lëpirje

Deputeti i PD në burg, reagon Basha: Pazari i ndyrë Rama-Berisha, merr vulën, jep Salianjin! Nuk mbulohet me mashtrime e lëpirje