Në një prononcim për Report Tv, avokati Ferdinand Doja tha se ndryshimet në Kodin Penal ndaj dhunës në familje, deri në 10 vite burg për përsëritësit dhe dhunën e ushtruar në sy të fëmijës, janë të ekzagjeruara. Problemi sipas tij është që drejtësia nuk ka funksionuar, pasi siç ai thotë nëse do të zbatohej ligji dhe abuzuesit do të bënin burg saç meritojnë, ata nuk do të ishin përsëritës.
"Për mua ashpërsimi i ligjit nuk është parandalim. Fenomeni është shumë i rëndë, por masat e dënimit po i shtojmë në mënyrë drastike. 10 vjet burg janë 10 vjet burg. Ai e ka përsëritur sepse nuk kanë marrë një dënim më parë, kanë anashkaluar me ndonjë detyrim paraqitje, pra nuk është zbatuar drejtësia. Po të respektohej ligji dhe të bëhej burg, nuk do kishim përsëritës", tha Doja për gazetarin Arsen Rusta.
Ndërkohë, sa i përket ndryshimeve të propozuara në Kodin Penal për ata që thyejnë karantinën, ai thotë se sërish janë të ekzagjeruara, duke përmendur situatën tjetër ku qeveria në këtë situatë të pandemisë, i nxorri vetë nga qelia disa të dënuar për t'u vetëkarantinuar në shtëpi. Një masë kjo që sipas tij teksa vjen për frenimin e përhapjes së koroanvirusit, bie ndesh me ndëshkimet e ashpra me burg.
"Ne kemi gjithë ata në burg tani që vetë qeveria në këtë situatë u detyrua t'i nxjerrë me kusht. Këto masa dënimi kaq të ashpra për mua janë të ekzagjeruar", tha avokat Doja për Report Tv.
G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 13:30
Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?
-
Pak
63.5%
-
Mjaftueshëm
29.1%
-
S'kam mendim
7.4%
Vota total: 1230
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjirokastër/ Në 11 muaj 53 raste të dhunës në familje! Thyhet ‘tabuja’, urdhër-mbrojtjeje kërkojnë dhe burrat
1 Dhjetor 2024, 15:44
-
Greqi/ Shqiptari përplas gruan me makinë dhe e kërcënon, shpallet në kërkim
19 Qershor 2024, 17:01
-
Barazia e mosdiskriminimi, Balla: Asnjë justifikim ndaj dhunës. 283 të arrestuar për dhunë në familje në 5 muaj
5 Qershor 2024, 21:03
-
Dhuna në familje, Avokatja për Report Tv: Shërbimi social nuk funksionon! Dhuna duhet denoncuar, viktimat e saj të përkrahen
16 Maj 2024, 16:25
-
Dhuna në familje po ‘vret’ gratë! Policia ngre strukturë të re për t’i mbrojtur
9 Maj 2024, 15:32
-
Tiranë/ U filmua duke kapur prej flokësh nënën e tij, arrestohet djali në Allias
8 Maj 2024, 20:00
-
Tragjedia në Shkodër, gra e vajza denonconi dhunën! Rezultati i sondazhit të shqiptarja.com
7 Maj 2024, 22:26
-
Krimi në familje, kambanë alarmi! Dom Artur Jaku: Shkak analfabetizmi e teknologjia! Komunitetet fetare në Shkodër: Të ashpërsohen ligjet
3 Mars 2024, 15:54
-
Nënë ‘surrogate’, propozimet për ndryshimet që mund të ndodhin në Kodin e ri Penal
7 Shkurt 2024, 16:48
-
Drafti/ Nëse mban dy ose më shumë martesa burg deri në 4 vite
4 Shkurt 2024, 22:10
-
Kërkohet ashpërsimi i Kodit Penal për abuzimi me të miturit, avokati: Mosha të rritet të bëhet 18 vjeç! Sociologia: Të edukojmë familjen
30 Janar 2024, 14:40
-
Abuzimi i mjekut me 14-vjeçaren, ja propozimet e Qendrës për Mbrojtjen e Fëmijëve për ndryshimet e Kodit Penal
29 Janar 2024, 16:35