Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Baronesha Catherine Ashton ka paralajmëruar bisedime me udhëheqësit e Prishtinës dhe të Beogradit në New York, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së, në përpjekje për të nisur procesin e bisedimeve. 

Ashton do ta takojë Kryeministrin Thaçi dhe Presidentin e Serbisë, Tomislav Nikolic si pjesë e intensifikimit të përpjekjeve për të rifilluar bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian ka paralajmëruar takime me përfaqësuesit e Kosovës dhe të Serbisë në margjina të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së.

Ashton ka thënë se do t’i takojë Thaçin dhe Nikolicin, por nuk dihet nëse takimi i 18 shtatorit do të jetë i përbashkët.