Në mesazhin e saj, Ashton shprehet: "Jam thellësisht e pikëlluar nga vdekja e punonjësit lituanez të EULEX-it në veri të Kosovës këtë mëngjes. I shpreh ngushëllimet e mia më të thella, familjes dhe miqve të viktimës.
E dënoj me ashpërsinë më të madhe të mundshme, sulmin që çoi në vrasjen e punonjësit. Autorët e krimit duhet të sillen para drejtësisë.
Bashkimi Evropian është i vendosur të angazhohet në Kosovë të vazhdojë punën e tij për të lehtësuar dialogun. Unë bëj thirrje që të gjitha palët të dyfishojnë përpjekjet e tyre
për të zbatuar marrëveshjet e arritura, për të normalizuar marrëdhëniet dhe për të përmirësuar jetën e njerëzve në pjesën veriore të Kosovës. "
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)