BE-ja dënoi sot krimet kundër njerëzimit në veri të Irakut ku xhihadistët e Shtetit Islamik (SHI) kërcënojnë Kurdistanin autonom dhe mijëra civilë.

"Ne dënojmë me vendosmëri sulmet e fundit të të ashtuquajturit Shtet Islamik dhe grupeve të tjera të armatosura në Irak", deklaroi në një komunikatë shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton.

"Disa nga këto veprime mund të konsiderohen si krime ndaj njerëzimit. Këto ngjarje duhet të shqyrtohen sa më shpejtë që të gjenden përegjegjësit e këtyre krimeve", shtoi ajo.

Ashton i kërkoi të gjitha palëve të respektojnë të Drejtat Ndërkombëtare të Njeriut, të garantojnë hyrjen e ndihmave humanitare dhe të letësojnë shpërndarjen e ndihmave./ATSH/