Ashton fton Fylen të drejtoje
bisedimet Kosovë-Serbi

Ashton fton Fylen të drejtoje <br />bisedimet Kosovë-Serbi
BRUKEL-Komisioneri për zgjerim Stefan Fyle i cili po mbikqyr procesin e integrimit të vendit tonë mund të zëjë vendin e Robert Cuper si ndërmjetës në bisedimet Prishtinë-Beograd. Agjencia serbe e lajmeve TANJUG shkruan se ka qënë një kërkesë e baroneshës Ashton që Fyle të drejtojë bisedimet e ardhshme që ka shumë gjasa të jene të karakterit politik. TANJUG mësoi se Fyle i ka dërguar konfirmimin e tij zonjës Ashton se është gati të marrë përsipër rolin e negociatorit duke zëvnëdësuar në këtë mënyrë Cuper.
Ndërkohë burime nga Brukseli i thanë TANJUG se BE ka përgatitur një strategji për cështjen e Kosovës e cila do shërbejë si bazë për rregullimin e marrëdhenieve Prishtinë-Beograd. Sipas burimeve nga Bruksesli TANJUG mëson gjithashtu se edhe vizita e kryeministrit serb Dacic në B ruksel bëhet pikërisht me qëllim që zyrtarët e BE të mësojnë më shumë rreth politikave dhe planeve të qeverisë së rë serbe për të ngritur cështjet ku do të fokusohen bisedimet e ardshme Kosovë-Serbi.
"BE është gati për të paraqitur një qasje më gjithpërfshirëse për zgjidhjen e cështjes së Kosovës" është shprehur një zyrtar eruopian.
Qasja është e bazuar në tre shtylla kryesore, gadishmërine e Ashton për tu përfshirë personalisht në bisedimet më të rëndësishme në dialog, qëllimi për të siguruar që dialogu të ketë lidhje me procesin e zgjerimit të BE dhe e treta që palët të fokusohen ne rezultate konkrete pas bisedimeve. (ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi