Ashton fton për pajtim kryeministrat
Thaçi e Daçiç në Bruksel
Pas polemikave të ashpra lidhur me ndalimin e vizitave të zyrtarëve serbë në Kosovë, baronesha thërret në Bruksel kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë
BRUKSEL - Baronesha Ashton ka thirrur sot për një darkë pune në Bruksel, kryeministrat e Serbisë dhe Kosovës, Daçiç dhe Thaçi, pas polemikave të ashpra lidhur me ndalimin e vizitave të zyrtarëve serbë në Kosovë për zgjedhjet e 3 nentorit
Kryeministri serb Daçiç tha se Serbia do tërhiqet nga procesi i dialogut nëse Prishtina nuk e kthen vendimin, por zyrtarët e Prishtinës thanë se vendimi i tyre ishte i pakthyeshëm.
Sipas agjensisë së lajmeve B92, për Daçiç ky ndalim është një skandal i paprecedent, duke shtuar se kur u informua se diçka e tillë mund të ndodhte, paralajmëroi BE-në për pasojat që ajo mund të shkaktonte.
Megjithatë, ai theksoi se është në interes të Serbisë të vazhdojë procesin e normalizimit dhe beson se presioni i Brukselit mbi Prishtinën, do të japë rezultat.
Nga ana tjetër, Thaçi tha javën e kaluar se ndalimi ishte një vendim autonom brenda autoritetit konstitucional dhe ligjor të qeverisë së Prishtinës.
Zyrtarët e BE kanë shmangur komentet në publik lidhur me çështjen. Por përfaqësuesi i tyre, i cili insistoi të qëndrojë anonim, deklaroi për agjensinë e lajmeve Tanjung, besimin e tij se me gjithë fjalët e ashpra të përmendura nga të dyja palët, konflikti mund të zgjidhet.
Ai tha se është në interes të të gjithëve që dialogu të vazhdojë, pasi procesi i integrimit në Europë lidhet ngushtë me normalizimin e marrëdhënjeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Ndërkohë Komisioni Europian do të paraqesë në dhjetë ditë raportin vjetor të progresit mbi Serbinë dhe Kosovën.
Redaksia online
(e.d/arsh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51.7%
-
Jo
44.8%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 5107
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Tragjedi' italiane në play-off, Milani dhe Atalanta eliminohen nga Champions League! Bayern dhe Benfica kalojnë në limite
18 Shkurt, 23:00
-
Beqiri: Disa individë në SPAK e GJKKO po sabotojnë, mbështetja ka rënë nën 50%! Saliu ka hallin e Shkëlzenit dhe Argitës! Tafani: Berisha po ia kalon Enverit! Galdini: Rama e do drejtësinë për vete
18 Shkurt, 22:47
-
Rubio informon ministrat e Jashtëm të BE për diskutimet me Rusinë në Riad
18 Shkurt, 22:39
-
Si ushtrojnë presion mbi Europën bisedimet e Riadit
18 Shkurt, 22:26
-
Emigracioni i paligjshëm, Meloni takohet me komisionerin europian! Në fokus edhe marrëveshja Itali-Shqipëri
18 Shkurt, 22:22
-
‘Repolitix’/ Tafani: Sherifi i ri për Shqipërinë do jetë Europa! Beqiri: BE na i ka futur këmbët në një këpucë, objektiv integrimi! Galdini: Rama-Berisha do shkrijnë SPAK
18 Shkurt, 22:14
-
Butrint Imeri në një lidhje dashurie, kush është modelja që i ka rrëmbyer zemrën
18 Shkurt, 22:09
-
Për këto shenja parashikohet stabilitet financiar dhe progres
18 Shkurt, 21:57
-
KPA njihet me konkluzionet përfundimtare në çështjen e prokurorit Valentin Preçi
18 Shkurt, 21:49
-
Protesta për Veliajn/ Beqiri: Kreu i GJKKO s’i çoi shkresë SHBA e Britanisë sepse i kanë shpallur ‘non grata’ Berishën, i politizuar! Galdini: SHBA nuk ikën! Tafani: Trump u tërhoq! Logu: Rama bën fushatë
18 Shkurt, 21:46
-
Rijetësimi i industrisë ushtarake, nevojë e ndryshimeve të klimës së sigurisë
18 Shkurt, 21:40
-
Franca përgatitet për samitin e dytë për luftën në Ukrainë
18 Shkurt, 21:36