Ashton: Kosovë-Serbi, marrëveshje
jo e lehtë, por e mundu

Ashton: Kosovë-Serbi, marrëveshje<br />jo e lehtë, por e mundu
BRUKSEL - Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, njëherësh ndërmjetësuese e bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ka lëshuar një deklaratë për media, vetëm një ditë para takimit të tetë të kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç.

Baronesha Ashton ka shfaqur shpresën se palët do të arrijnë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

“Nesër do të jem nikoqire e rrethit të tetë të bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Në këta gjashtë muaj, prej takimit të parë të kryeministrave në zyrën time, unë kam parë përkushtim dhe vendosmëri të të dyja palëve për të arritur marrëveshje. Shpreh mirënjohjen për të gjithë ata – nga qeveria deri të partitë opozitare – që i kanë mbështetur”.

“Besoj se marrëveshja është e mundur, edhe pse nuk do të jetë e lehtë. Por, kur kemi nisur, të gjithë e kemi ditur se do të jetë e vështirë dhe do të kërkojë udhëheqje të fuqishme politike. Unë besoj se ata do të vijnë nesër në frymën e gjetjes së një zgjidhjeje për interesat e popullit që përfaqësojnë. Ne nuk duhet të lejojmë që kjo mundësi të ikë”, thuhet në deklaratën e Ashtonit.

Rezultatet nga dialogu Kosovë-Serbi janë esenciale për të dyja vendet që të avancojnë në procesin e integrimit evropian.

(Marrë nga Radio Europa e Lirë)

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset