Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimi Evropian, Catherine Ashton ka përgëzuar liderët e Kosovës dhe të Serbisë për guximin e treguar në nënshkrimin e marrëveshjes pak ditë më parë në Bruksel. Në një intervistë për BBC, Ashton theksoi se nuk kishte qenë e sigurtë në nënshkrimin e marrëveshjes deri në momentin kur dy liderët vendosen inicialet e tyre.

Ashton shprehet optimiste se në qershor vendet anëtare të BE-së do t’i japin Serbisë datën e hapjes së negociatave për anëtarësim në familjen Evropiane, por ajo e vendos theksin te zbatimi i marrëveshjes.

“Mendoj se do te jetë e suksesshme edhe pse do të kërkojë kohë”, shprehet Ashton. Por marrëveshja ka hasur në kundërshtime. Lideri i kishës ortodokse serbe, Patriarku Irinej deklaroi pak ditë më parë se kjo marrëveshje nënkupton heqjen dorë nga përpjekjet e Beogradit për të rimarrë territorin tonë. Baronesha Ashton shprehu keqardhje për një deklaratë të tille duke theksuar se njerëzit duhet ta kuptojnë se kjo marrëveshje është bërë pikërisht për ata.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 25.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)