Ashton Kutcher  dhe Mila
Kunis bëhen me vajzë

Ashton Kutcher  dhe Mila<br />Kunis bëhen me vajzë
Mila Kunis dhe Ashton  Kutcher janë bekuar me ardhjen në jetë të një vajze. Aktorja Kunis i ka dhënë jetë vogëlushes së saj në një spital të Los Angelos gjatë të martës.



Çifti është paraqitur në spital rreth orës 6 të mëngjesit të pa shoqëruar nga familjarët e tyre. Ata janë lidhur në fejesë në muajin shkurt. Gjithashtu mësohet nga mediat e huaja se nëna dhe vogëlushja janë në gjendje mjaft  të mirë shëndetësore.



Hera e fundit kur janë parë në publik Mila dhe Ashton kanë qenë duke shëtitur qentë e tyre vetëm pak ditë më parë. Çifti i aktorëve hollivudian janë njohur gjatë viteve 90’ në serialin “That 70s Shoë”.

Ashton ka qenë i lidhur në martesë prej vitesh me aktoren Demi Moore, por pas divorcit ai dhe Mila nisën të frekuentohen e më pas të lidhen së bashku.



Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

5/3
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)