Ashton mbërrin sot në Kosovë
nesër takime me zyrtarët e shtetit

Ashton mbërrin sot në Kosovë<br />nesër takime me zyrtarët e shtetit
PRISHTINE- Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri e BE-së Catherine Ashton mbërrin sot në Prishtinë me  ftesë të kreut të Qeverisë, Hashim Thaçi. Zëdhënësja e baroneshës Ashton, Maja Koçiançiç konfirmoi për Radio Kosovën se Ashton vjen sonte vonë në Prishtinë, ndërsa nesër herët në mëngjes do zhvillohen takimet me udhëheqësit institucional dhe liderët e partive politike.

Zyrtarë të qeverisë, e shohin vizitën si mundësi e informimit të drejtëpërdrejtë për bisedat që delegacioni kosovar po zhvillon në Bruksel. Bekim Çollaku, këshilltarë i lartë politik i kryeministrit Thaçi, tha për Radio Kosovën se ardhja e kryediplomatës evropiane, në Prishtinë pritet të konfirmojë qëndrimin e Kosovës në përputhje me Kushtetutën.

“Qëllimi i vetëm i baroneshës është që të vij në Kosovë të takojë liderët politik, institucionalë dhe jo institucionalë me qëllim që liderët politik të dëgjojnë nga vetë baronesha Ashton që zgjidhjet që ne i diskutojmë në Bruksel janë plotësisht në përpupthje me Kushtetutën dhe ligjet tona, dhe se BE-ja nuk ka ndërmend të imponojë asnjë lloj zgjidhje që bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovë, tha Çollaku.

Çollaku theksoi se që nga fillimi i këtij procesi, qëllimi primar i delegacionit të Kosovës ka qenë arritja e një marrëveshjeje të shkruar, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dy shtete të pavarura.

“Mirëpo gjëja më e rëndësishme që ndërlidhet me marrëveshjen… që mund të rezultojë si përfundim I këtij procesi është aneksi që ka të bëjë me implementimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani. Dhe ju e dini se sa është e rëndësishme implementimi në praktikë i marrëveshjeve të arritura. Fakti që mund të ketë një marrëveshje të shkruara në fund të këtij procesi është e mirëseardhur, sepse vetë qëllimi i këtij procesi ka qenë të rezultojë me një marrëveshje të shkruar që i jep fund armiqësisë që ka ekzistuar për dekada të tëra ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe që e hap një kapitull të ri për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve të pavarura”, theksoi ai.

(sg/shqiptarja. com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset