Ashton në Kosovë: Për pr/ligjin për
amnistinë ramë dakord në Bruksel

Ashton në Kosovë: Për pr/ligjin për<br />amnistinë ramë dakord në Bruksel
PRISHTINË - Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Catherine Ashton ka përfunduar takimet me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës. Ajo fillimisht ka takuar presidenten, Atifete Jahjaga e pastaj kryeministrin Thaçi, e më pas ka mbajtur edhe konferencë për mediat.

ORA 13:59 - ASHTON: PËR PROJEKTLIGJIN E AMNISTISË NUK DUA TË NDËRHYJ
E pyetur për Projektligjin e Amnistisë dhe përfshirjen e amnistimit të krimeve ekonomike, të kryera në gjithë territorin e Kosovës, Ashton ka thënë se nuk dëshiron të përfshihet në atë se si Qeveria dhe kryeministri i çojnë përpara çështjet, që janë të rëndësishme për ta. Por, ajo ka kërkuar përkushtim edhe nga Kuvendi për punën që po bëhet në Bruksel.

“Interesi im është, që të sigurohem se ajo për të cilën është rënë dakord është të implementohet dhe shpresoj se zbatimi i ligjit do të jetë demonstrim i përkushtimit jo vetëm nga ana e qeverisë, por edhe nga Parlamenti për punën, që po bëjmë”, ka thënë Ashton, transmeton KTV.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës vazhdon të insistojë se projektligji duhet të lexohet mirë dhe ka thënë se është i domosdoshëm që të miratohet. “Kosova nuk është vendi i parë që nxjerrin ligj për amnisti. Tek e fundit ky është akt politik, i cili çon drejt afrimit, pajtimit të njerëzve.

"Unë i kuptoj edhe kritikët, por zëri i arsyes dhe e mira e shtetit fton, që ligji të aprovohet nesër në Kuvend”, është shprehur Thaçi. Ai ka shtuar se "Kosova zotohet para BE-së do të kryejë të gjitha detyrimet, që dalin nga marrëveshja, përfshirë miratimin e Projektligjit për Amnisti".

Në fund të vizitës së saj, baronesha Ashton ka zhvilluar një drekë pune edhe me përfaqësues të partive opozitare, por jo edhe ata të Vetëvendosjes. Se përfaqësues të kësaj partie nuk janë ftuar, ka konfirmuar për KTV-në zyrtari për media i kësaj lëvizjeje, Erzen Vraniçi.

ORA 13:31 - ASHTON LAVDËRON GUXIMIN POLITIK TË THAÇIT
Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Catherine Ashton e ka lavdëruar kryeministrin Hashim Thaçi për guximin e tij politik: “Ky është një konfirmim për integrimin e Kosovës”, ka thënë Ashton në një konferencë për media pas takimit me kryeministrin Thaçi.

Ndërsa kryeministri Thaçi ka thënë të kenë arritur progres substancial në bisedime duke shpresuar që në ditët e ardhshme të kenë edhe më shumë progres. Ashton paradite ka takuar edhe presidenten Jahjaga.

ORA 12:51 - ASHTON NË PRISHTINË: ASKUSH MOS BËJË PUSHIME KËTË VERË
Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Catherine Ashton, po qëndron sot në Kosovë. Ajo ka takuar fillimisht presidenten Atifete Jahjaga dhe pastaj edhe kryeministrin Hashim Thaçi.

Ndërmjetësja e dialogut Prishtinë-Beograd ka qëndruar dje në Serbi, ku gjatë takimeve me zyrtarët e shtetit serb ka kërkuar zbatimin e marrëveshjeve të arritura mes kryeministrave Thaçi e Daçiç. Ajo ka thënë se takimet e palëve do të vazhdojnë edhe gjatë verës dhe askush nuk do të ketë pushim, sepse ekzistojnë rezultate konkrete në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, transmeton KTV.

Takimi me kryeministrin Thaçi po mbahet me dyer të mbyllura dhe nuk ka informacione as për takimin me presidenten. Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, e cila baroneshën Ashton e ka pritur në aeroportin e Prishtinë, në rrjetin e saj social Twitter ka publikuar këtë foto nga pritja duke i uruar baroneshës mirëseardhje. 

Redaksia Online
(e.s/mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'