Ashton raporton sot për
marrëveshjen Kosovë- Serbi

Ashton raporton sot për<br />marrëveshjen Kosovë- Serbi
Shefja e diplomacisë europiane, Catherine Ashton raporton sot para Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian në Luksemburg në lidhje me marrëveshjen e arritur në mes të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij. serb Ivica Daçiç.

Debati mes 27 ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian si dhe baroneshës Ashton do të zhvillohet me dyer të mbyllura. Pritet të flasë dhe komisioneri Fyle. Nga kjo mbledhje do krijohet korniza për qëndrimin që do e mbajnë kryetarët dhe kryeministrat e vendeve të BE-së në samitin e qershorit, ku Kosova pret vendimin për nisjen e negociatave të Stabilizim Asociimit, ndërsa Serbia vendimit për nisjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ndonëse është përshëndetur arritja e marrëveshjes në mes të dy kryeministrave, disa zyrtarë nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian tërheqin vërejtjen se ende ka punë për t’u bërë. Përveç nënshkrimit formalisht disa vende anëtare të Bashkimit Evropian kanë nevojë edhe për garanci se marrëveshja e arritur të premten edhe do implementohet.

Prishtina dhe Beogradi duhet të intensifikojnë diskutimet për energji dhe telekom, biseda këto të cilat sipas marrëveshjes duhet të përfundojnë para datës 15 qershor.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset