Përfaqësuejsa e lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë në Bashkimin Evropian, po viziton Beogradin dhe Prishtinën në përpjekje për t’i nxitur të dyja palët që të zbatojnë marrëveshjen e arritur nën ndërmjetësimin e saj në Bruksel. Vizita e baroneshës Ashton pritet që të konkludojë dhe marrëveshjen për energjinë dhe telekomin, e cila duket se kanë qenë pranë arritjes në takimin e 13 që kryeministrat Thaci dhe Dacic zhvilluan mes tyre ne Bruksel.
Ndërkohë që pritet t'i jepet shtytje edhe miratimit të ligjit të amnistisë nga Parlamenti i Kosovës, i cili u hodh poshtë ditë më parë nga ky institucion. Mediat kosovare shkruajnë se përfaqësuesit e LDK-së dhe AAK-së kanë konfirmuar takimin me Ashton, e cila pritet që të ndajë me ta pikërisht këto çështje.
Ndërkohë, pas takimit me kreun shtetëror të Serbisë realizuar dje, Ashton deklaroi se vendimi mbi hapjen e negociatave me Serbinë për anëtarësim në BE është historik dhe se nuk ka kushte të reja. Megjithatë, Tomislav Nikoliç ka ripërsëritur qëndrimin se Serbia nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës.
(lç/sg/shqiptarja.com)