Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai serb, Ivica Daçiç realizuan dje në Bruksel takimin e dytë mes tyre, nën ndërmjetësimin e Përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtme, Catherine Ashton.
Takimi mes dy kryeministrave u zhvillua në kuadër të ndërmjetësimit të dialogut mes dy vendeve. Është kjo deklarata e Ashton, e cila në një njoftim zyrtar shkruan: “Ne vazhduam të diskutojmë atë çka nisëm në 19 tetor në Bruksel dhe çka e bëmë edhe në takimet me Sekretaren amerikane të Shtetit në Beograd dhe Prishtinë.”
Sipas përfaqësueses së diplomacisë, dy homologët ranë dakord mes tyre për të vazhduar bisedimet sa i përket marrëdhënieve mes dy palëve.
"Ne gjetëm dakordësi për të vazhduar punën në drejtim të zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të arritura dhe mirëpritëm rezultatet e punës së grupit të IBM-së që u mblodh në datat 5-6 nëntor", thuhet në deklaratë.
Deklarata zyrtare e Ashton zbardh një tjetër pikë të takimit Thaçi-Daçiç, ku thuhet se në tryezë u diskutua edhe për transparencën e fondeve që Serbia vë në dispozicion për komunitetin serb në Kosovë.
"Ne diskutuam gjithashtu edhe për çështjen e mbrojtjes së kulturës serbe dhe trashëgimisë fetare në Kosovë. Dy palët ranë dakord të krijohet një grup pune për të përgatitur studimin e fizibilitetit për autostradën Nish-Prishtinë. Ne ramë dakord të takohemi prapë së shpejti", përfundon deklarata e Ashton.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com