Ashton: Zgjedhjet në Kosovë do
të jenë shumë të suksesshme

Ashton: Zgjedhjet në Kosovë do<br />të jenë shumë të suksesshme
BRUKSEL - "Dëshirojmë që zgjedhjet e 3 nëntorit në Kosovë të mbahen me sukses, që njerëzit të dalin në zgjedhje, të votojnë dhe kështu të krijojnë të ardhmen e tyre", ka deklaruar sot në mbrëmje në Luksemburg, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, transmeton FoNet.

Ashton në një konferencë për media pas mbledhjes së parë të Këshillit për implementimin e Marrëveshjes për stabilizim dhe bashkëshoqërim u ka shprehur mirënjohje kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiçit për shkak të përpjekjeve për tejkalimin e sfidave dhe mbajtjen e zgjedhjeve.

Ajo beson se zgjedhjet e 3 nëntorit do të jenë shumë të suksesshme, sepse, siç tha ajo, të gjithë ata që janë të angazhuar në këtë proces dëshirojnë zgjedhje të suksesshme.

"Shpresojë se njerëzit do të dalin dhe do të votojnë dhe do të bëjnë që zëri i tyre të dëgjohet”, ka theksuar Ashton.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike