Ashtu si Juventus e Inter dhe Milan
fiton me tripletë ndeshjen e parë

Ashtu si Juventus e Inter dhe Milan<br />fiton me tripletë ndeshjen e parë
Në fillim të sezonit të ri të Seria A, Milani ka fituar me triplet kundër Crotones.
 
Ashtu si Interi edhe Milani shënoi golin e parë me Penallti në minutën e gjashtë pas një ndërhyrje të Ceccherinti që u ndëshkua me të kuq, duke e lënë Crotonen më dhjetë lojtarë që në fillim të lojës.
 
Vetëm 12 minuta më vonë ishtë Patrick Cutrone, i cili shënoi me kokë pas harkimit nga Suso.
 
Nuk vonoi shumë dhe Cutrone i kthen nderin Susos duke I dhënë një assist të cilin 23 vjeçari spanjoll e ktheu në gol duke e vulosur rezultatin.
 
Në pjesën e dytë, loja ishte më e qetë, pasi pritësit e kishin siguruar fitoren.
 
Milani qëndron në të njëjtin nivel me Juventusin, Interin dhe Romën, të cilët fituan në javën e parë të sezonit 2017-2018 në Serie A.

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe