Asim Prengza: Si të nxisim
punësimin përmes profesionit

Asim Prengza: Si të nxisim<br />punësimin përmes profesionit
TIRANE- Orientimi dhe zgjedhja e degëve për të studiuar, sot është një ndër problemet më të mëdha që hasin të rinjtë në Shqipëri! Duke qenë përballë këtyre faktorëve, shumë të rinj për të krijuar mundësi punësimi janë drejtuar drejt kurseve profesionale, alternativa të gjetura të cilat arrijnë të kualifikohen dhe të jenë konkurrentë në treg! Kështu ka ndodhur me kursantët e qendrës “Art in Food”, të cilët përmes politikave të shoqatës “SHUM” kanë mundur të krijojnë hapësira punësimi.

Kreu i Shoqatës së Ushqimit dhe Mirëqenies na tregon hap pas hapi të gjithë praktikat që kanë ndjekur të rinjtë përmes praktikave profesionale dhe bashkëpunimin zinxhir me bizneset. “Art in food” është pjesë e Shoqatës së Ushqimit dhe Mirëqenies e cila ka dy vite që po ushtron veprimtarinë e saj në çdo qytet të Shqipërisë. Qëllimi i saj është pak më larg se vetëm pjesa e kulinarisë ku ‘Art in food’ mbulon nëntë profesionet, por nuk ngelen pas as aktivitetet e prodhuesve, fermerëve, etj. Ne prej kohësh po bashkëpunojmë me shumë biznese ku të rinjtë që mbarojnë kursin të kenë dhe alternativa punësimi” tregon Prengza.

Kursi dhe avantazhet e tij
Kuzhina në kurset në “Art in Food” bazohet te praktika në laboratorin e klasës duke përdorur materiale reale dhe duke realizuar receta, gjithashtu e ndjekur edhe nga praktika në restorante të ndryshme në Tiranë. “Kursi zgjat 9 muaj, është një program i detajuar, ku tri muajt e parë fokusohen tek bazat e kuzhinës. Ndërsa, pjesa tjetër e kursit fokusohet tek bashkëpunimi me anëtarët e shoqatës të cilët kanë dhe restorantet më të mira të Tiranës, ku përmes tyre ata krijojnë praktikat, po pse jo dhe me kontrata pune”, thekson kreu i ‘SHUM’. Ajo që vlen të theksohet, në ‘Art in Food’ ka pasur një bashkëpunim të vyer edhe me shkollat e tjera profesionale që i kushtohen kulinarisë, qoftë këto shtetërore apo private duke u krijuar jo vetëm mundësi certifikimi, por edhe një mundësi punësimi.

Qëllimi i ‘SHUM’
Për të lehtësuar barrierat e punësimit, Shoqata e Ushqimit dhe Mirëqenies kanë një qëllim, të punësojnë të rinjtë! “Edhe pse hasemi në një treg të vështirë, deri më tani kemi gjetur mirëkuptime falë eksperiencave të mjeshtrave të kuzhinës që kanë kontribuar për mundësimin e punësimit të kursantëve. Ne po punojmë fortë që urat e bashkëpunimit me bizneset të jenë të frytshme, përtej qëllimit final që ne kemi”, pohon Prengza. Sipas tyre, analizimi dhe mbrojtja profesionale do t’i japin tjetër frymë tregut të punës.
 
 
 Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 26 Nentor 2015

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut