I ligjshmi nuk ka para për ta, i ligjshmi nuk paguan ryshfet, nuk korrupton e pasuron. I paligjshmi paguan! Ndaj flasin, shkruajnë politika veç për ta. Për të ligjshmin hiç! Fare fare!! Kane qe prej fundit te gushtit qe flasin vec per “te paligjshmin”, “te pandershmin”.

 E fusin doren ne thesin e paligjshmerise dhe gjejne aty, here nje berber, here nje elektroaut, here nje shitese tek tezgat, heren e fundit cilindo bujk qe shet ne trotuar dhe menjehere shperthejne: Ekonomia në sekuestër, ekonomia në urgjencë, ekonomia në krizë, ekonomia në faliment, ekonomia në burg! Sapo lexova nje tjeter qe shpallte se “gjate shtatorit dhjetera tregtare jane arrestuar” (kulmi, asnje, zero) dhe kjo serish nuk solli rritje ne te ardhura.

Eshte me nje shembull kjo qe po ndodh; ua them ne fund. Por ajo qe me ben pershtypje eshte kjo tjetra; Nuk kane asnje dhimbje per biznesin e vogel­rrogat e tyre, ato qe kane pasur e ato qe kane, jane me te medha se xhiroja e tyre; te gjithe hallin e kane tek bizneset e medha, ato qe kane konsultuar e ato qe konsultojne e nga buron nen konsulencen e tyre evazioni i madh. Veç për ta flasin.

Te gjithe me radhe, profesore, doktore, mjeshtra, specialiste, pastaj nje kryetar shoqate qe vec qesh ne shqip, nje tjeter kryetar dhome qe pa turp u ben thirrje deputeteve te mos votojne nje ligj kunder te paligjshmeve se i mban ai me rroge tre here me te madhe; ne fund nje grup i tere mediatik, mbeshtetur ne biznese qe as energjine nuk paguanin pale te paguajne tatime e taksa ndershmerisht; Flasin veç për të paligjshmit! Asnjëri ndër këta parimorë, nuk flet për të ndershmit, për të ligjshmit. I gjithe ligjerimi i tyre “jep mend” se si e sa duhet te zbutet ligji per “te paligjshmit”; si duhen trajtuar qe te mos “falimentojne”, si duhen favorizuar qe ata te behen “te ligjshem”.

Eshte e pashembullt deri ne turp. Une bej biznes te paregjistruar, prej tij nuk paguaj as taksa e as tatime, fitoj per kete shkak pa hesap, madje fitoj tej cdo caku duke vjedhur TVSH qe gjithkush paguan nga mallrat e sherbimet qe shes une dhe, ne vend qe nje shoqeri e tere te behet bashke per ti dhene fund kesaj menyre te te berit biznes, te te berit para, placke e pasuri ne fakt, “me te miret” e kesaj shoqerie jane serish me mua, i thone Qeverise ndalo­mos e zbato ligjin per te, i thone deputeteve shituni­mos votoni ligjin per te se ju japim ne tre here me shume se rroga!! Turp pa fund!!

Kjo menyre e te berit biznes korrupton!! Kjo ka shkaterruar tregun, cdo te ndershem ne te, e ka konkuruar deri ne shkaterrim tej cdo rregulli te barabarte; kjo ka rritur papunesine duke mbyllur padrejtesisht cdo biznes te ndershem qe deklaron e paguan cdo gje te ligjshme; kjo ka thelluar pabarazine duke perqendruar te mirat e fitimet ne nje grusht njerezish qe fitojne e zmadhohen ne menyre te paligjshme.

Në kurriz të të ligjshmit, të të ndershmit. Po e perseris, kjo korrupton; Korrupton tatimorin, jo vetem per vete por edhe per ti bere dem konkurentit deri ne qindarken e fundit; korrupton vendimmarresin politik te cilit i pelqen gjithnje e me shume te bej te rendesishmin deri ortakun me te fortet e tregut

Redaskia online
(S.m/shqiptarja.com)