Vetëm një ditë pasi u bëri thirrje mbështetësve të mblidheshin në Prishtinë për t’u nisur së bashku drejt protestave në Tiranë, mbështetësi i Lëvizjes Vetëvendosje, i njohur në rrjetet sociale si Youngbaci, është tërhequr nga iniciativa.
Nisja ishte paralajmëruar për dje në orën 12:00, nga parkingu pas Pallatit të Rinisë, me moton “Një komb, një zë”. Por në orarin e caktuar askush nuk u paraqit dhe sheshi mbeti bosh.
Pak më vonë, organizatori deklaroi për mediat e Kosovës se as vetë nuk do të udhëtonte drejt Shqipërisë. Këtë herë ai pretendoi se kishte marrë informacion se nuk do të lejohej të hynte në vend dhe se mund të arrestohej.
“Na ka ardhë një informacion që nuk lejohet me ardhë, edhe sidomos mu më pret arrestimi atje”, deklaroi ai.
Organizatori pretendoi se kishte pasur interes të madh dhe se persona nga qytete të ndryshme, por pavarësisht këtyre pretendimeve, në pikën dhe orën e përcaktuar një ditë më parë nuk u materializua nisja e paralajmëruar nga Prishtina.
Episodi vjen ndërsa përfshirja e mbështetësve të Vetëvendosjes në protestat në Shqipëri ka shkaktuar debat edhe në Kosovë. Në ditët e para të protestave, dy shtetas nga Kosova të ndaluar në Tiranë deklaruan se ishin mbështetës të Albin Kurtit, ndërsa kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Vetëvendosje nuk mund të mbajë përgjegjësi nëse mbështetës të saj vendosin individualisht të marrin pjesë në protestat në Shqipëri.
-
Ç'punë keni ju në Tiranë, o mos-mirenjohes ?
Përgjigju -
Zotëri ! Jemi në kohë moderrne , nuk jemi në kohën e fisher. Patjetër jemi një rraçë (shqiptar) por jemi dy shtete , ÇDO SHtet ka ligjet e veta ,dhe hecën në mbështetje të zbatimit të tyre , Në shtëpinë e tjetrit shkon si mik dhe jo të bësh ko.andë
Përgjigju










Komente
Komento