"Pensionistët të qëndrojnë në shtëpi, asnjë të mos u afrohet dhe asnjë sekondë jashtë". Ky ka qenë urdhri i prerë i kryeministrit Rama që apelon çdo ditë që kur Shqipëria u 'fut' në karantinë për shkak të koronavirusit. Një ditë më herët ai paralajmëroi policët që monitorojnë rrugët se kur të shohin pensionistët jashtë t'i kthejnë ato urgjentisht në shtëpitë e tyre.
Pikërisht kjo ka ndodhur gjatë ditës së sotme, ku në një video publikuar nga kryeministri, janë të shumtë efektivët e policisë që informojnë dhe u kërkojnë pensionistëve në rrugë të shkojnë menjëherë brenda.
Në shërbim të pensionistëve janë vënë shumë struktura që nga bashkitë, prefektura, policia , posta dhe urgjenca kombëtare në mënyrë që çdo shërbim ndaj tyre ushqimin, medikamentet, pensionin dhe vizitat mjekësore t'u ofrohen në shtëpitë e tyre dhe për çdo gjë të kontaktojnë në numrin e telefonit që u është dhënë në mënyrë që të mos dalin deri sa e gjithë situata në vend nga koronavirusi t'i jetë kthyer normalitetit.
Je shume i sakt zt Rama per masat e mara mbi luften kunder koronoviruesit dhe per kete ke mbeshtetjen e te gjitheve po keshtu dhe te pensjonisteve me qe i tille jame dhe une.Nje gje nuk me pelqen tek ju,marjen neperkemb te dinitetit dhe personalitetit te pensjonisteve,duke e trajtar kete nepermedja si nje shtrese e paditur dhe e pabindur,ndaj kesaj lufte gjithperfeshirese.Nuk eshte nevoja me nxjerre policine neper rruge per tu mare personalisht me pensjonistet,qe aqshume eshte bere problem medjatik ndaj tyre,sikur qenkin keta mbartes dhe perhapes te koronoviruesit.Jo nuk eshte keshtu,mbartes dhe perhapes jane ajo grup moshe qe leviz e bredh per pune e qef ne shtetetet Eurpoes. Juve thoni qe cdo gje ju vjene ndime bashkia,mjekesia skuadrat e krijura ndaj pensjonisteve te vetmuar,ne parim eshte aji qe thoni ju,por ne fakt nuk eshte aspak sic e gjykoni apo e mendoni ju! Ka shume pensjonist dhe persona te tjere qe nuk e njohin teknollogjise Shqiperien qe duam! Si duhen zgjidhur problemet meta duke mos i lejuar te vejne ne farmaci,supermarket.Percfar bashkie flitet qe zgjithe hallet e popullit?Une bidesisht jame i majte dhe e kame votuar Erjon Kacaflaq Velijen familjarisht e me fise.Kame dy numra telefoni te Erjon Velijes asnje spergjigjet,i kame shkrujtur nuk pergjigjet.Ne telefon me del portreti dhe surrati i tije vetem per raklam dhe jo per hall. Perfundimisht une vlersoje punen dhe kontributin tuje si Kryeminister ne keto Situata,por ne rastin konkret me hallexijt pensjonistet duhet te jeni me tolerone duke i mbyllur ne kafaze,pasi keto qenken ekeqa e perhapjes epidemilogjise Koronoviruesit.
Përgjigjupensionist* analfabetë.
Përgjigju