Asnjë plan për ceremoninë e tyre, Armina Mevlani tregon bisedën me Shkëlzen Berishën gjatë dasmës së Ilir Shaqirit

Asnjë plan për ceremoninë e tyre, Armina Mevlani tregon bisedën me Shkëlzen Berishën gjatë dasmës së Ilir Shaqirit

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha

Moderatorja Armina Mevlani ishte e ftuar në dasmën e Ilir Shaqirit dhe zbuloi se partnerja e tij, Emanuela Morini dukej si nuse shqiptare dhe ishte shumë e emocionuar sepse përlotej shpesh herë.

“Më ka mallëngjyer fakti që Emanuela ishte gjatë gjithë kohës e prekur ose qante. Si ato nuset qëmoti. Më preku shumë se thashë sa rëndësi ka dasma për femrat. Nuk ka rëndësi nëse je 40, je 18, 25… Të gjithë ëndërrojnë dasmën”, tha Armina në 'Goca dhe Gra'.

Nuk mungoi ngacmimi nga Rita Petro për dasmën e saj me Shkëlzen Berishën dhe Armina tha se e ëndërron dasmën por nuk ka një plan për ceremoninë e tyre. Shpesh herë është përfolur se po organizon dasmën dhe kanë kaluar vite e Armina me Shkëlzenin nuk kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë. Ndër të tjera tregoi se çfarë i tha partneri gjatë dasmës së Ilir Shaqirit.

“Më ka thënë Zeni, për neve burrat vërtet është kënaqësi, por nuk ndryshon gjë. Si të martuar, si të fejuar, si të dashuruar, kur e kemi në shtëpi dikë që duam është njëlloj. Për ju është e rëndësishme, më tha, se të shoh si të shkëlqejnë sytë kur flet”, tregoi Armina.

Pak muaj më parë Iliri deklaroi se nuk kishte zhvilluar dasmë, por vetëm një ceremoni martesore në bashki në Itali dhe një darkë private me 14 persona. Dasma tipike shqiptare e Ilir Shaqirit kishte përveç të ftuarve shqiptarë, familjarë dhe të afërm të Ilirit, edhe shokë që janë personazhe të famshëm.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 04/06/2022 01:01

    MBAJENI MEND kur ta lere maloku kete debilen......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona