Kryedemokrati Sali Berisha po vijon me tentativat e tij për kapjen e protestave që po zhvillohen prej ditësh në Tiranë, që kundërshtojnë investimin në Zvërnec.

Duke përdorur njerëzit e vet dhe gazetarët që punojnë në televizionin e familjes së tij (Syri Tv), Berisha po kërkon të zgjerojë ndikimin mbi protestat.

Edhe mbrëmjen e sotme, gazetari i televizionit të familjes Berisha, Visuar Dalipi, i njohur me pseudonimin “Banka e Fundit”, shtiu në dorë plotësisht marshimin që zhvillohet në fund të çdo tubimi, nëpër rrugët e kryeqytetit.

Protestuesit që ndodheshin në ballë të marshimit tentuan ta largonin gazetarin e Syri Tv, por ky i fundit arriti të fitojë fokusin e qytetarëve të tjerë, duke i diktuar më pas itinerarin, sipas urdhrave të marrë nga familja Berisha.

Pak ditë më parë, i njëjti person, ka tentuar që t’u heqë mikrofonin qytetarëve dhe t’u ndalojë atyre të drejtën e fjalës.


Lajmi kryesor:

‘Zvërneci’/ Protesta mbushet me gazetarët e Shkëlzen Berishës, PD i ngjit në tribunën e fjalimeve! Njëri prej tyre udhëheq turmën në rrugët e Tiranës