'Asnjë sistem shëndetësie nuk i bën dot ballë një pandemie', Dasho: Në këtë rast, më mirë të parandalosh sesa të shërosh

'Asnjë sistem shëndetësie nuk i bën dot ballë një pandemie', Dasho: Në këtë rast, më mirë të parandalosh sesa të shërosh

Situata e emergjencës shëndetësore për shkak të koronavirus në Shqipëri kërkon edhe trajtimin e duhur nga mjekët specialistë. I tillë është Erion Dasho, Drejtor i Shëndetit dhe Inovacionit në Franfkfurt, Gjermani, i cili i është përgjigjur thirrjes së shtetit shqiptar dhe është kthyer në Shqipëri për të dhënë kontributin e tij si specialist.

Dasho shprehet se situata në të cilën ndodhemi është ende në kufijtë e të menaxhueshmes dhe kjo për shkak të masave të marra në kohën e duhur nga qeveria shqiptare.

Situata është në kufijtë e të menaxhueshmes për shkak edhe të masave të marra në kohë. Italia është vendi me më shumë viktima për shkak se nuk mori masa në kohën e duhur. Mua më vjen mirë që situata në QSUT është në shkallën e të menaxhueshmes.

Kjo është diçka shumë e rëndësishme dhe për tu vlerësuar”, thekson Erion Dasho.

I pyetur nëse është gati Shqipëria ta përballoj situatën e emergjencës nga koronavirusi, Dasho shprehet se sistemi shëndetësor i asnjë vendi nuk është në imun ndaj një pandemie.

“Në rastin e përballjes me pandeminë e COVID-19, asnjë sistem nuk është imun. Mund të kesh një sistem shëndetësor mjaft të zhvilluar sikurse në Italinë e veriut dhe ky sistem të dështojë, pra të mos jetë në gjendje të përballojë komplikacionet shëndetësore.

Para pak ditësh doli një raport nga ekipi i doktor Neo Ferguson, i cili llogariste skenarët në Angli dhe SHBA. Doktor Ferguson përllogariste se në qoftë se nuk merren masa numri i vdekjeve në Angli do të arrinte deri në 500 mijë persona, dhe në qoftë se nuk merreshin masa në SHBA numri i vdekjeve do të arrinte deri në 2.2 milion.

Pra, nëse nuk merren masa, as sistemi shëndetësor britanik dhe as ai amerikan nuk kanë mundësi ta përballojnë. Këtu bëhet fjalë për një sëmundje ku ajo fraza “të parandalosh është më mirë se sa të shërosh” ka më tepër vlerë. Në qoftë se nuk parandalojmë ne do të mbërrijmë në një gjendje si Wuhan”, ka thënë ndër të tjera Drejtor i Shëndetit dhe Inovacionit në Franfkfurt, të Gjermanisë Erion Dasho.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:05
'Qeveria të përgatisë një plan masash afatgjatë', Dasho: Fondet të përdoren me nikoqirllëk dhe aty ku duhet

Për ‘Repolitix’ Drejtori i Shëndetit dhe Inovacionit në Franfkfurt të Gjermanisë, Erion Dasho është shprehur se masat e marra nga qeveria janë të rregullta, mirëpo problemi është se nuk ka një plan afatgjatë përveç masave.

Përsa i përket paketës së ndihmave 50 milion euro të akorduar nga BE Shqipërisë për koronavirus, Dasho thekson se fondet nuk mund të shpërdorohen pasi nuk dihet vijueshmëria e situatës.

“Në rastin e koronavirusit nëse jemi të hapur dhe të drejtpërdrejtë duhet të pranojmë se janë marrë masa korrekte. Masat mua më janë dukur të drejta dhe qëndrimi ndaj testimit është i matur. Ne si Ministri Shëndetësie nuk i kemi fondet pa limit.

Morëm një mbështetje të madhe nga BE sot, por prap ato janë hiçgjë krahasuar me atë çka mund të sjellë COVID-19 nesër.

Prandaj duhet që, fondet t’i përdorim me nikoqirllëk dhe aty ku duhet."

Duke folur për masat e qeverisë , specialisti shprehet se edhe izolimi i qytetarëve për një kohë të gjatë brenda shtëpisë nuk është një zgjidhje pasi sjell lodhje dhe dëmtim social, probleme ekonomike dhe në fund mosbindje qytetare. Sipas tij, ajo çka nevoitet që të bëjë qeveria është të ndërmarrë një plan afatgjatë.

"Ajo të cilën nuk po e shoh të bëhet, pra nuk po i komunikohet ende publikut dhe që unë kam rezervat e mija, është se cila është strategjia afatgjatë.

Nuk po shoh ende është një plan afatgjatë nga qeveria, pasi masat afatshkurtra nuk janë duke dhënë rezultat. Pra i thua njeriut izolohu, pjesa më e madhe e qytetarëve janë duke e zbatuar këtë vendim, por cili është plani?Unë si qytetar dhe të gjithë të tjerët presim të na thuhet se cila do të jetë masa pas një muaji.

Një politikan mund të thotë që “do vijojmë në bazë të situatës, nuk dim çna pret”, por është detyra e një teknicieni që ta zbërthejnë këtë tezë që ka thënë drejtuesi politik.

Në Angli u morën masa po ishte ekipi i teknicienëve mbrapa i cili tregonte rezultatin që vinte nga çdo masë e marrë.

Tashmë jemi në situatën që kjo nuk mund të ndodh pafundësisht", ka thënë ndër të tjera Dasho.

Drejtori i Shëndetit dhe Inovacionit në Franfkfurt, Erion Dasho po ashtu ka dhënë një mesazh drejtuar bluzave të bardha qytetarëve, por edhe qeverisë.

"Mesazhi për bluzat e bardha është të mbrohen sepse sa vjen dhe rritet numri i të infektuarve, kjo dhe për faktin se mjekët kanë më shumë mundësi të infektohen për shkak të ekspozimit nga virusi. Megjithatë ne nuk e kemi luksin për rritje të numrit të mjekve të infektuar pasi jemi ndër vendet më të pakta të mjekëve për frymë në Evropë.

Mesazhi për qytetarët është që pavarësisht atyre që ata dëgjojnë të zbatojnë rregullat e vendosura nga qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë.

Mesazhi për qeverinë është: Nuk duhet popullit t’i thuhet që ti do të izolohesh. Studimet tregojnë se izolimi afatgjatë nuk është zgjidhje pasi, sjell lodhje dhe dëmtim social, probleme ekonomike dhe pastaj qytetarët nuk të binden.

Studime të huaja tregojnë se virusi nuk ka nevojë vetëm për një masë që është izolimi, por një kompleksitet masash që bota tashmë i ka shpikur. Detyra jonë është që t’i zbatojmë në kontekstin shqiptar”, është shprehur ai.

 

Ora 22:49
Koronavirusi/ Drejtori i Shëndetit dhe Inovacionit në Franfkfurt, Erion Dasho: Pro testimit në masë, por jo në mënyrë të paorganizuar (VIDEO)

Zhurmave të fundit se nëse duhet bërë apo jo testimi në masë apo jo i qytetarëve për të kuptuar se nëse janë të infektuar, Drejtor i Shëndetit dhe Inovacionit në Franfkfurt, Erion Dasho i është përgjigjur me ‘Po’, por ka një paralajmërim të vogël.

Sipas Dashos, testimi nuk duhet bërë në mënyrë të paorganizuar, rrëmujë pasi ka kosto.

“Ne orjentohemi nga OBSH, e cila ka disa ditë që po i mëshon testimit. Madje mantra e saj ka qenë testoni, testoni, testoni. Kjo sepse disa vende si Koreja e Jugut, Tajvani kanë arritur që përmes testimit të parandalojën përhapjen e pandemisë.

Por testimi nuk mund të bëhet i paorganizuar. Të bësh testimin e paorganizuar është sikur të shkosh në luftë dhe të qëllosh në ajër pa bërë një strategji dhe pa marrë një shënjestër. Testimi duhet bërë i mirëmenduar dhe këtu unë jam shumë dakord me specialistët shqiptar që thonë që: Ne do të shohim teste që funksionojnë dhe kanë aftësi më të lartë të zbulimit të infeksionit dhe do vendosi. Kjo sepse ka rreth 3 muaj kohë që ka dalë kjo sëmundje dhe të gjithë pretendojnë se testi i tyre është më i miri.

Por OBSH dhe Bashkimi Evropian përmes markës CE apo FDA i teston të gjitha këto teste dhe thotë nëse ky test është i saktë apo jo.

Shteti ynë nuk e ka luksin që mund të kenë shtete të tjera, për të rënë pre e këtij komercializmi (garën midis kompanive të testeve)”, është shprehur Dasho.

Sipas Drejtor i Shëndetit dhe Inovacionit në Franfkfurt, Erion Dasho, nëse ekspertët e huaj kanë mundësinë të testojnë testet për të kuptuar se cilat janë më efektivet, në Shqipëri kjo është kosto dhe e pamundur. Për këtë arsye duhen shmangur komercializmat dhe fondet të përdoret si duhet.

Ora 22:08
'Masat për COVID-19 po zbatohen me korrektësi'/ Hoda: Situata do vijoi në varësi të ecurisë së pandemisë (VIDEO)

Në një lidhje direkte për “Repolitix”, zv. Ministri i Brendshëm Julian Hoda është shprehur se qytetarët sa vjen edhe ndërgjegjësohen përsa iu përket masave të qeverisë.

“Qytetarët duhet të ndërgjegjësohen. Askush nuk do t’i mbyll ata brenda, por duhet të dalin nga shtëpia vetëm kur kanë një arsye. Masat po zbatohen me korrektësi dhe është një pakicë shumë e vogël që tenton t’i thyejë”.

I pyetur nëse ka zona problematike për shkeljen e rregullave nga qytetarët, Hoda shprehet se nuk ka zona të caktuara, megjithatë shkeljet më të mëdha vijojnë të jenë në Tiranë dhe Durrës për për shkak të popullsisë.

“Zona me probleme të mëdha nuk ka. Sigurisht që do të jetë me shkeljet më të mëdha Tirana dhe Durrësi për shkak të popullsisë. Shifrat e gjobave të këmbësorëve duhet të jene diku tek 800. Por me kalimin e ditëve kanë ardhur duke u ulur. Në zonat rurale masat zbatohen, por ka aktivitete prodhuese”, shprehet Hoda.

Përsa i përket kohës se sa do të zgjas kjo situatë, zv. ministri Hoda thekson se kjo varet nga ecuria e pandemisë.

Në përfundim të bisedës, duke falenderuar qytetarët për sakrificën e tyre dhe respektimin e masave, Zv. Ministri i Brendshëm, Julian Hoda, thekson se është e rëndësishme që të qëndrojmë të izoluar për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

“Të gjithë qytetarëve që po respektojnë masat iu them faleminderit për sakrificën që ata bëjën. Duhet kuptuar që edhe efektivët e policisë njerëz janë dhe kanë edhe ata familje, kështu që e kanë shumë të nevojshme të mos jenë në kontakt me shumë njerëz në një situatë të tillë për shkak të rrezikut të infektimit. Prandaj është shumë e rëndësishme që publiku të bëjë atë që po bën, pra të qëndrojnë të izoluar përsa të munden në vijim”, ka thënë Hoda.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhefri Xhemali: 25/03/2020 08:10

    Testimi eshte 5 me hic,eshte te vish verdalle kot edhe te shperdorosh parate, U testove sot dole negativ, Shkove neser te dyqani i bukes e more , c d m thene shko te testohesh prape se ke nje dyshim ?! Ekush ta ben testin sipas qejfit.Ka vetem nje menyre per ta ulur qe eshte dramatike por behet .TE GJITHE NE SHTEPI DHE TE MOS DALE ASKUSH PER 2 JAVE, Qeveria siguroje rezerve bazike dyjavore per cdo qytetar dhe cdo familje te ket nje pako qe te furnizohet TE GJITHE BRENDA PER 2 JAVE maksimumi 3,koha qe i duhet virusit te shfaqet perndryshe ketu po thuhet shtyje edhe 1 muaj , shtyje deri nga vera, shttyje deri ne fund te vitit, keshtu deri sa ti afrohemi gremines dhe te perfundojme te hame njeri tjetrin

    Përgjigju
  • Po mos te vidhnin shqiptaret dhe te tjeret e Botes..: 24/03/2020 22:44

    I behet Bälle,,,se cdo Shtet ka fuqite e veta ne Rezerva...Por Kur vjedhin te gjithe ,,normal Pa Ndertuar Spitale ..etj..etj..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja