Asnjë viktimë, 14 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit! 'Shefqet Ndroqi' i rikthehet funksionit të Sanatoriumit

Asnjë viktimë, 14 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit! 'Shefqet Ndroqi' i rikthehet funksionit të Sanatoriumit

Për të dytën ditë radhazi në vendin tonë nuk është shënuar asnjë viktima nga COVID-19. Në 24 orët e fundit janë shënuar vetëm 14 raste të reja, ndërsa janë shëruar 48 pacientë.

Nga 3,057 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 14 qytetarë, të identifikuar në këto bashki: 5 raste në Tiranë, nga 2 raste në Shkodër, Devoll, nga 1 rast Kavajë, Mat, Gjirokastër, Kamëz, Skrapar.

Aktualisht në spitalet Covid po trajtohen 35 pacientë, nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,521 që nga fillimi i epidemisë. 

Gjatë ditës së sotme, me uljen e rasteve dhe shtrimeve në spitale për shkak të koronavirusit është mbyllur edhe COVID 2 “Shefqet Ndroqi” duke iu kthyer punës së tij primare, atë të kurimit të sëmundjeve respitarore dhe pneumologjisë. Spitali "Shefqet Ndroqi", i përshtatur si COVID/2 do t'i rikthehet sërish funksionit të Sanatoriumit, pasi rreth 17 pacientët e infektuar do të transferohen te Spitali Infektivi në Tiranë.

Statistika (2 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        14

Të shëruar në 24 orë      48

Të shtruar në spitale      35

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                3,057

Testime totale             726,739

Raste pozitive             132,351

Raste të shëruara        129,521

Raste Aktive                  379

Humbje jete                  2,451

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         128

Korçë            63

Shkodër       59

Berat             33

Lezhë           25

Elbasan        23

Vlorë             13

Gjirokastër   14

Durrës          6

Kukës           6

Fier                4

Dibër          5

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë