Asnjë viktimë nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë! 3 viktima në Maqedoninë e Veriut

Asnjë viktimë nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë! 3 viktima në Maqedoninë e Veriut

Foto ilustruese

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, deklaroi se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk është shënuar asnjë viktimë nga COVID-19. Me anë të një postimi në Facebook ai njofton se 56 persona kanë rezultuar pozitivë dhe 69  persona e kanë fituar betejën me Covid-19.

“Situata epidemiologjike po vazhdon të jetë më e qetë se gjatë shtatorit. Pres që angazhimi kundër virusit COVID-19, të mos e ulë përkushtimin në sistemin e tërësishëm shëndetësorë”, u shpreh ministri. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se numri total i rasteve pozitive në vend është 15.814  të infektuar ndërsa  ai i viktimave ka arritur në 630 .Në Kosovë numri i rasteve aktive është 1.328.

Situatë pak më kritike paraqitet në Maqedoninë e Veriut ku janë regjistruar 191 raste të reja me Covid-19 dhe janë shënuar tre viktima, njëri nga Shkupi (81), një nga Kërçova (67) dhe një pacient tjetër nga Struga (77). Numri i përgjithshëm i  të infektuarve me Covid-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut arrin në 18,790 dhe ai i viktimave në 756.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja