Asnjëherë mos i ndëshkoni fizikisht fëmijët, ja shtetet ku të vegjlit mund t’ju vënë përballë ligjit

Asnjëherë mos i ndëshkoni fizikisht fëmijët, ja shtetet ku të vegjlit mund t’ju vënë përballë ligjit

Foto ilustruese

Është bërë pis, s’ka marrë një notë të mirë, nuk e mbaroi të gjithë pjatën e gjellës? Kaq i duhet një prindi për t’i dhënë ndonjë dackë të voglit të tyre si ndëshkim. Mundtë pendoheni më vonë, por kjo gjë nuk ka vlerë, pasi fëmija e ka marrë mësimin se dhuna është zgjidhja e vetme.

Gjithsesi psikologët sugjerojnë se tashmë fëmijët kanë të gjithë të drejtëne  botës për t’i vënë prindërit e tyre përballë ligjit në raste dhunë, abuzimi apo neglizhence. “The Independent” shkruan se ky ligj është ende duke u shqyrtuar në shumë vende, përfshi këtu Suedinë, Irlandën, Spanjën, Gjermaninë dhe Portugalinë.

Mos harroni prindër të dashur që një fenomen i tillë ndikon shumë në shëndetin mendor të të vegjëlve, duke e lënë atë të ndrojtur dhe të paaftë të përballet me situata të ndryshme në të ardhmen. Në vend të ndëshkimit fizik, do ishte më mirë ta merrnit fëmijën tuaj përdore, ta ndërronit nëse është bërë pis dhe mbi të gjitha të flisnit me të. Nuk ka gjë më të bukur se në të ardhmen fëmija të shikojë tek ju një mik dhe jo një gardian!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ben: 14/09/2018 18:46

    prandaj ne kohe e xhaxhit beheshin te mir femijet kurse tani jan terbuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Varri i Enverit dridhej nga demonët! Ushtarët që e ruanin përfunduan në çmendinë', Visar Zhiti: Pse Ramizi dhe Nexhmija e çuan Nënë Terezën te ish-diktatori?

'Varri i Enverit dridhej nga demonët! Ushtarët që e ruanin përfunduan në çmendinë', Visar Zhiti: Pse Ramizi dhe Nexhmija e çuan Nënë Terezën te ish-diktatori?