SIRI - Presidenti i Sirisë Bashar al-Assad insiston në bindjen e tij se forcat qeveritare nuk do të mposhten përballë rebelëve opozitarë. Gjithsesi, al-Assad vlerëson se dera e dialogut mbetet e hapur për të zgjidhur situatën e krijuar.

Gjatë një interviste për të përjavshmen egjiptiane "Al-Ahram al-Araby" ai tha se "grupet e armatosura po kryejnë vepra terroriste ndaj shtetit. Ata nuk janë popullor në përceptimin e shoqërisë dhe fitorja nuk do tu takojë atyre në fund".

Komentet e tij vijnë në një kohë kur së paku 54 persona u raportuan të vrarë nga një sulm ajror në veri të provincës al-Riqa. Duke folur nga zyra e tij në qendër të kryeqytetit sirian, Assad thekson se ndryshimi nuk mund të vijë përmes ndërhyrjeve të jashtme. "Të dyja anët e ekuacionit janë të barabartra dhe dialogu politik është e vetmja zgjidhje. Dhuna, megjithatë nuk është lejuar... dhe shteti nuk do ti mbajë duart e lidhura përpara atyre që kthejnë armët ndaj tij", insistoi al-Assad.

Gjatë intervistës Assad thotë se nuk e sheh as me pesimizëm dhe as me optimizëm misionin e të dërguarit të posaçëm të OKB-së Lakhdar Brahimi. "E mirëpres dialogun me opozitën por ata që zgjedhin armët kanë vënë veten në konflikt me ushtrinë e Sirisë", tha Assad.

(dm/Shqiptarja.com)