Assad: Opozita siriane po
stërvitet ushtarakisht në Kosovë

Assad: Opozita siriane po <br />stërvitet ushtarakisht në Kosovë
DAMASK - Presidenti sirian Bashar al Assad ka deklaruar sot se trupa ushtarake të opozitës siriane po trajnohen në Kosovë me qëllim “për të fituar përvojë në përgatitjen e një pushtimi ushtarak”.

Këto deklarata presidenti sirian, i vënë në qendër të kritikave të perëndimit për dhunën dhe masakrat ndaj civilëve, i bëri gjatë një interviste për kanalin rus Vesti-24.
Assad nuk paraqiti të dhëna dhe fakte konkrete, por u shpreh se këto informacione i bazonte mbi ato çka kishin paraqitur mediat ruse dhe serbe.

Ai deklaroi gjithashtu se ndihej i lodhur me qëndrimin kritik të OKB e cila në vend që të merrej me “terroristët”, sic i cilësoi Asad kryengritësit, po merret me regjimin e tij.
"Ndërkombëtarët flasin vetëm për dhunë nga ana e autoriteteve. Asnjë fjalë për terroristët. Jam ende në pritje", tha Assad.

Presidenti shtoi se ka shpresa në planin e ndërmjetësimit nga Anan për t’i dhënë fund sulmeve dhe trafiqeve.

Ndërkohë që akuzoi opozitën siriane, Këshillin Kombëtar (CNS), se nuk ka peshë politike në vend për të vënë në pikëpyetje legjitimitetin e regjimit të tij.

(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Pse e qara shkakton dhimbje koke?

Pse e qara shkakton dhimbje koke?