Assad: Ushtria ka përparuar në të gjitha frontet, në sajë të palës ruse


 /ATSH-AFP/ - Presidenti sirian, Bashar al-Assad deklaroi se ushtria ka përparuar, pothuajse në të gjitha frontet e luftës që prej fillimit të ndërhyrjes ushtarake të Rusisë, aleati më i rëndësishëm i saj në këtë konflikt.
"Terroristët kanë marrë kontrollin e shumë rajoneve në Siri. Por kohët e fundit, pas pjesëmarrjes së Forcave Ajrore Ruse, situata është përmirësuar ndjeshëm dhe mund të shprehem me bindje se ushtria ka shënuar progres praktikisht në të gjitha frontet", pohoi Assad, në një interviste për stacionin e televizionit kinez "Phoenix TV", transmetuar sot në Siri.
"Që në muajt e parë të ndërhyrjes së palës ruse që filloi më 30 shtator, grupet terroriste janë zmbrapsur dhe janë larguar me mijëra persona drejt Turqisë dhe rreth qindra të tjerë drejt vendeve evropiane", deklaroi ai.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai