Protesta tek 'Astiri', Kryemadhi: Asnjë dredhi politike, marrëveshje a pazar nuk e ndal rebelimin e qytetarëve

Protesta tek 'Astiri', Kryemadhi: Asnjë dredhi politike, marrëveshje a pazar nuk e ndal rebelimin e qytetarëve

Monika Kryemadhi

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi me anë të një statusi në Facebook ka mbështetur protestën së banorëve të Unazës së Re.

Në statusin e saj, Kryemadhi shkruan se kryeministri Edi Rama me kërcenime, me keqpërdorimin e policisë dhe me gjuhën vulgare po përpiqet të ndalë protestën që po vazhdon që prej 20 ditësh. Sipas saj, çdo minutë proteste kundër qeverisjes së tij është një tulle më pak në themelet e rrënuara të qeverisë së rilindjes.

Asnjë dredhi politike, asnjë marrëveshje apo pazar i bërë jashtë syve të publikut, asnjë media e blerë apo e shitur, madje as mungesa apo pavarësia e institucioneve të drejtësisë nuk mund të ndalë rebelimin e qytetarëve, të cilët nuk kërkojnë asgjë më shumë se të drejtën që u jep kushtetuta.

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së

Postimi i plotë:

Edi Rama dhe veglat e tij po mundohen t’u heqin shqiptarëve edhe një nga pak të drejtat që u kanë mbetur, të drejtën e protestës.

Me kërcenime, keqpërdorimin e policisë, me gjuhën vulgare me të cilën iu drejtohet banorëve të Unazës së Re, ai më kot përpiqet të ndalë qytetarët të kërkojnë të drejtën e tyre.

I zhytur në batakun e kriminalitetit, frymëzuesi i shkatërrimit të Shqipërisë, çdo ditë shpik beteja dhe heronj imagjinarë me synimin e vetëm që të tërheqë vëmendjen nga protesta, e cila çdo ditë e më shumë gërryen themelet e pushtetit të krimit dhe oligarkëve. Fryma e rebelimit popullor është frika më e madhe e diktatorëve dhe si e tillë ajo e tmerron Edi Ramën, që prej muajsh vetëm menaxhon krizat e deputetëve të tij të inkriminuar dhe të klientëve të tij, që pasurohen me paratë e shqiptarëve.

Kryeministri i krizës, i rraskapitur nga skandalet e njëpasnjëshme tashmë ndodhet në grahmat e fundit të despotizmit të tij politik. Çdo minute, çdo orë dhe çdo ditë proteste kundër qeverisjes së tij është një tulle më pak në themelet e rrënuara të qeverisë së rilindjes.

Asnjë dredhi politike, asnjë marrëveshje apo pazar i bërë jashtë syve të publikut, asnjë media e blerë apo e shitur, madje as mungesa apo pavarësia e institucioneve të drejtësisë nuk mund të ndalë rebelimin e qytetarëve, të cilët nuk kërkojnë asgjë më shumë se të drejtën që u jep kushtetuta.

Ndaj sot jemi me protestën, jemi me kurajon dhe forcën e atyre banorëve, që kanë 20 ditë që nuk ndalen në kërkesat e tyre, që nuk u blenë dhe as u shitën, madje as nuk u përçanë megjithë përpjekjet e qeverisë.

Për projektin e Unazës së Madhe parashikohet që të prishen 317 objekte, 163 prej të cilëve janë në proces legalizimi dhe do të skualifikohen dhe 123 janë me vërtetime pronësie. Banorët e Astirit janë rimbledhur pasditen e sotme, dy ditë pas protestës së dhunshme para Parlamentit, ku u plagosën 15 policë, mes tyre Ina Nuka, e cila humbi 2 gishta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rruqja: 24/11/2018 21:23

    ANDEJ NGA ANAT TONA VENDOSNIM NE VEND TE PORTES TEK BAXHET KAPERCYLL .KAPERCYLLI ISHTE NJE DRU I MADH SI KRRABE NE DY ANET E GARDHIT .DHE TI O ZONJE E PARE E VENDIT JE KAPERCYLL .NE NJE KRAH ME LULIN E HOLLANDES DHE NE KRAHUN TJETER ME METEN E SKRAPARIT DONI TE RUANI BAXHEN E MBUSHUR ME VJEDHJET QEI KENI BERE POPULLIT PER 27 VJET .SE SKA SI SHPJEGOHET NDRYSHE QE NGA NJE QEVERISJE PREJ 4 VJETESH BASHKE NUK TA PAM FYTYTREN ME MBROJT POPULLIN TANI QE SKENI PUSHTET DHE POPULLI ASHT AFRU BAXHES SE KRIMIT TI RRIN SUPER NE KAPERCYLL ME DY SHPATA .1SHPATA E OPOZITES GJOJA DHE 2 SHPATA E PRESIDENT BAFTJARIT PER TE MBROJT BAXHEN TENDE JO TE POPULLIT .O MONO MBRETERESHA E BALLKANIT .

    Përgjigju
  • EKR: 24/11/2018 18:52

    Ngadale me rebelimin qytetar. Te paguash njerez per dalje ne proteste nuk eshte rebelim. Do e kuptosh edhe ti se cfare eshte rebelimi qytetar. Ki durim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Legjionarët/ Bitri dhe Shpendi gjejnë golat, Gripshi fiton Kupën! Myrto Uzunin e nderon gjithë stadiumi, një gol larg historisë

Legjionarët/ Bitri dhe Shpendi gjejnë golat, Gripshi fiton Kupën! Myrto Uzunin e nderon gjithë stadiumi, një gol larg historisë