Astma, kush e shkakton
dhe si shmanget

Astma, kush e shkakton<br />dhe si shmanget
TIRANE - Asthma është një sëmundje kronike e karakterizuar nga sulme të përsëritura të vështirësisë në frymëmarrje dhe fishkëllimës (ëheezing), të cilat ndryshojnë nga personi në person, si në ashpërsi dhe në frekuencë. Tek individët e sëmurë, simptomat mund të shfaqen disa herë në ditë apo javë, dhe për disa njerëz, ato mund të përkeqësohen gjatë aktivitetit fizik ose gjatë natës.

EGZISTOJNË DY FORMA TË ASTMËS:
1. Alergjike
- Astma alergjike, është forma më e zakonshme (90% të të gjitha
rasteve) dhe zakonisht zhvillohet në fëmijëri. Përafërsisht 80% e fëmijëve me astmë gjithashtu vuajnë nga një alergji.
Zakonisht pacientët kanë histori familjare për alergji, apo janë të pranishme alergji të tjera, si alergji hundës ose ekzemë.
Astma alergjike shpesh në moshën e rritur mund të kalojë, por megjithatë, në 75% të rasteve, astma rishfaqet më vonë.
2. Forma joalergjike haset në rreth 10% të rasteve.
Kjo zakonisht zhvillohet pas moshës 30 vjeç dhe zakonisht
nuk është e lidhur me shkaqe alergjike. Më shpesh preken gratë dhe ato bëjnë infeksione të traktit respirator.

FAKTORËT E RREZIKUT TË ASTMËS JANË:
I. Faktorë personalë: predispozita gjenetike, hiperaktiviteti i rrugëve të frymëmarrjes, etj..
II. Faktorët mjedisorë, të cilët modifikojnë predispozicionin gjenetik, duke ndikuar kryesisht në individët e predispozuar.
Faktorët mjedisorë ndahen në 2 nëngrupe:
II.i Faktorë që ndikojnë mbi rritjen e ndjeshmërisë për të zhvilluar astmë në individët e predispozuar dhe këtu bëjnë pjesë:
- Alergenet brënda shtëpisë (pluhurat, qimet e kafshëve, kërpudhat, mykrat, majaja);
-Alergenet jashtë shtëpisë(polenet, duhanpirja aktive e pasive,
Sensibilizues profesionale (njihen rreth 361), avujt e bojrave të lyerjes, pasturesit e lëngshëm, aromat e forta, parfumet;
-Ndotës të ndryshëm të ajrit (atmosferikë edhe shtëpiakë);
-Infeksionet resipratore.

Nëngrupi i dytë i faktorëve që precipitojnë acarimin e astmës
dhe ose shkaktojnë vazhdimësi të simptomave apo krizat e saj. Në këtë nën grup faktorësh apo shkaktarësh të astmës janë:
• Substanca alegjizuese të brendshme dhe të jashtëme si: pluhurat e ndryshme, mykrat, kërpudhat, polenet, qimet e kafshëve,
furrtaret,
• Ndotësit e ajrit të brendshëm dhe të jashtëm
• Substanca irrituese si: duhanpirja aktive e pasive, parfumet, aromat e forta (spraj për flokët, avulli i bojrave të lyerjes
dhe pastruesit e lëngshëm, etj) apo ndotës të ndryshëm
• Aktiviteti fizik, sporti, vrapimi, hiperventilimi
• Substanca ushqimore, konservantë, etj,
• Ndryshimet e motit sidomos moti i ftohtë dhe i lagësht
• Infeksionet virale si gripi apo rrufa
• Disa medikamente si: aspirina, betabllokuesit, antiinflamatorët
• Emocionet e forta

ASTMA MUND TË KUROHET VETËM NËSE RESPEKTOHEN RREPTËSISHT 3 SHTYLLA, SIÇ JANË:
- parandalimi i faktorëve që ndikojnë në shkaktimin e
sëmundjes,
- mjekimi i duhur, korrekt dhe i rregullt, dhe
- vaksinimi ndaj shkaktarëve.
Identifikimi dhe ulja e ekspozimit ndaj faktorëve të riskut, ndjekja e zgjatur dhe korrekte e astmës, do t’u mundësojë pacientëve arritjen e një ko ntrolli ndaj sëmundjes së tyre.
Falë mbështetjes së Ministrisë së Shëndetësisë, shumë preparate janë futur tashmë ne skemat e barnave të rimbursueshme duke i dhënë mundësi të gjithë shtresave të popullatës që të arrijnë të marrin mjekimin e tyre të vazhdueshëm, falë të cilit pacientët
mund të arrijnë të bëjnë një jetë normale, pa asnjë kufizim, për shkak të sëmundjes.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 16.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash