Parukieret, hidraulikët dhe personat që punojnë në spital, janë personat që rrezikohen më shumë për t’u prekur nga asma.

Ky zbulim është publikuar nga Universiteti i Goteborg-ut në kuadër të fushatës “Higjena në punë”.

Sipas studimit edhe profesionet e tjera si, ai i piktorit, punonjësit e industrisë ushqimore dhe duhanit janë më të rrezikuarit për shkak të numrit të lartë të kimikateve.

(v.gj/shqiptarja.com)