Astrit Patozi: Të gjitha në një ditë…
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në Kuvendin e Shqipërisë
Ndërkohë që Sulltani i Turqisë pritej me nderime të larta në Tiranë, Presidenti i Shqipërisë, pothuajse i braktisur prej të gjithëve kishte vajtur të qante në Lezhë tek varri i Skënderbeut.
Po në ato orë patetiko-patriotike u shty sërish për në përjetësi gjyqi për ish-ministrin e Brendshëm, por po ashtu edhe vendimi i Kushtetueses për fatin e mëtejshëm të Presidentit. Autori dihet që është Covidi, armiku i padukshëm, sipas kryeministrit, i cili në Shqipëri më shumë është problem për drejtësinë, se sa për spitalet dhe azilet e pleqve.
Ndërkohë, Presidenti i Republikës, i cili pret (mos)shkarkimin nga shtyrja e gjyqit, është shumë i shqetësuar për 6 bashkitë e vendit, që kanë mbetur prej dy vjetësh pa kryetar. Por ngaqë nuk është kaq e lehtë ta mësosh se atje duhen bërë zgjedhje, u ka nisur letra faktmbledhëse disa institucioneve. Sepse Shqipëria është një shtet strikt ligjor dhe kushtetues, ku presidenti nuk është vetëm kreu, por dhe simboli i tij. Deri tani ka kërkuar sqarime nga KQZ dhe qeveria, por nëse përgjigjet e tyre nuk mjaftojnë, letra mund t’i shkojë edhe Federatës Shqiptare të Futbollit.
Në parlament sesioni i ri i legjislaturës nis me një betejë epike mes dy gjysmave të opozitës për legjitimitetin e vulës, ku e vetmja akuzë për qeverinë është se ka zgjedhur njërën palë në dëm të tjetrës.
Që të gjitha këto në një ditë…ndoshta si një kushtrim i qartë për të mos e humbur shpresën, sepse asnjëherë nuk duhet menduar me pesimizëm që më e keqja ka mbërritur në këtë vend…
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Tjetër JO për negociatat nga BE, mendoni se Rama ka të drejtë me gjuhën e ashpër ndaj liderëve të Brukselit?
-
PO
84.2%
-
JO
12.4%
-
NUK E DI
3.4%
Vota total: 8243
Lajme të tjera
-
Berisha ‘harron’ bashkimin e PD: Opozitën e drejtoj me Metën
24 Qershor, 16:33
-
Frrok Çupi: Mirë se po bëjnë vetëvrasje, por pse marrin të tjerë me vete?
24 Qershor, 16:19
-
Investigimi/ Përsëritet rasti Bllako, vëllai i Kryemadhit mori 360 mln lekë te koncesionari i kolaudimit të makinave që monitorohej nga Meta! Nuk shkoi fare në punë?
24 Qershor, 15:54
-
Artistja Hueyda El Saied nderohet me titullin 'Mjeshtër i Madh', ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë
24 Qershor, 13:46
-
Vilat e ‘bllokmenëve’ të rinj në Lalz dhe trauma e rinisë për pasurim të shpejtë
24 Qershor, 12:34
-
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta kundërmojnë aq shumë, saqë edhe një si Rama nuk i pranon..
24 Qershor, 11:22
-
Të gjitha ‘krimet’ e Belind Këlliçit
23 Qershor, 18:51
-
Problemet e 'Shtëpisë së Lirisë' 3 muaj pas 'suksesit' të Shkodrës
23 Qershor, 18:00
-
Tritan Shehu në Report TV: Jam kundër negociatave me grupin e Alibeajt! Pas 24 korrikut bashkëpunojmë ngushtë me Metën
22 Qershor, 17:49
-
‘Me zullumet e Haxhi Qamilit do njihen edhe ndërkombëtarët’, ish-deputeti Valteri u dërgon ambasadorëve provat kundër Metës
22 Qershor, 15:43
-
Ato ditë kur presidenti ngjizte lobing me 700 mijë dollarë
22 Qershor, 09:58
-
Parku i Butrintit, Kumbaro i përgjigjet Metës: Do të mbetet nën administrimin e shtetit! Nuk heqim dorë nga asnjë përgjegjësi
22 Qershor, 09:45
Pergezime per shkrimin. Sikur edhe nje qytetar te zgjohet nga keto shkrime e te kuptoje cfare llumi jemi katandisur, ia vlen.
PërgjigjuShkrim fantastik. Flm
Përgjigju