Atësia e vonuar ndikon në
rritjen e çrregullimeve tek fëmijët

Atësia e vonuar ndikon në<br />rritjen e çrregullimeve tek fëmijët
BRITANI- Një pjesë e madhe të çrregullimeve dhe problemeve tek fëmijët e moshës shkollore janë të lidhura me atësinë e vonuar, tregon një studim që përfshinë miliona njerëz.
 
Në këto çrregullimet futet, rrija e normave të autizmit, skizofrenia, humbje vëmendjeje, tentativat e vetëvrasjes dhe abuzimet me substancat narkotike.
 
Studimi është kryer nga Universiteti "Indiana" në SHBA, dhe Instituti "Karolinska" në Suedi, në të morën pjesë më shumë se 2 milionë individë.
 
Studiuesit kanë bërë një dallim mes të bërit baba në moshën 24 dhe në 45 vjeç.
 
Rezultati i të bërit baba në moshën e rritur, 45 vjeç, sipas studimit, janë:
 
Autizmi mund t’i prek këto fëmijë tre herë më shumë,
 
13-fish më shumë humbje vëmendjeje, çrregullimi i hiperaktivitetit,
 
2.5 herë është më e mundur që këta fëmijë të kryejnë vetëvrasje dhe të kenë probleme me drogën,
 
Studimi nuk ka një pikënisje sa i përket moshës se kur një mashkull është e përshtatshme të bëhet baba, “por ajo çka është tronditëse është se rastet e çrregullimeve tek fëmijët që kanë baba në moshë të rritur, janë në rritje”, tregon një studiues.

Gjithashtu, vonimi në lindjen e fëmijëve, është gjithashtu i lidhur me rritjen e rrezikut për problemet psikiatrike dhe akademike tek pasardhësit”, ka vijuar ai për BBC.
 
Megjithatë, studiuesit shprehen se të qenit baba në moshë të rritur ka edhe përfitime që mund të tejkalojnë problemet.

Redaksia online
(e.sh/shqiptarja/com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Kumbaro inspektim në Dhërmi: Jemi të vendosur për ndarjen e hapësirave private nga ato publike

Kumbaro inspektim në Dhërmi: Jemi të vendosur për ndarjen e hapësirave private nga ato publike