At Grigor Pelushi: Të tregohet përgjegjshmëri, duhet mirëmenaxhim i fondeve të mbledhura për tërmetin

Në momentin e parë pas tërmetit, 200 të prekur, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan, u strehuan në manastirin e Shën Vlashit në Durrës. Në një intervistë për "Pa Protokoll", At Grigor Pelushi, thotë se i gjithë komuniteti ortodoks u mobilizua për t'i ardhur në ndihmë shqiptarëve, ndërsa Kryepeshkopi Anastas Janullatos, u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të solidarizohen me njerëzit e lënduar.

Një pjesë e madhe e tyre vazhdon edhe sot të qëndrojë në manastir. Përballë gazetares Anduela Ndreu, At Grigor Pelushi shpjegoi se si u shpërndanë ndihmat.

Rreth 2 ton ushqime u mblodhën nga rinia ortodokse dhe u nisën drejt manastirit pasi nuk ishte i përgatitur për të pritur aq shumë qytetarë. Më tej u ngrit shtab i përgjithshëm, me klerikë, e punonjës të manastirit, ndërsa në total u mblodhën 50 ton ushqime e veshmbathje dhe shuma të konsiderueshme të hollash.

At Grigor Pelushi thotë se ajo që nevojitet në këto momente është "të shihet si është realisht gjendja, të shihet nga afër çdo lloj dëmtimi, të ketë konstatim real të të gjithë të dëmtuarve". Por përgjegjshmëria më e madhe sipas tij, duhet të tregohet tek mirëmenaxhimi i fondeve të mbledhura.

"Të gjithë shqiptarët u solidarizuan në ndihmë të motrave dhe vëllezërve që ishin në vështirësi, por edhe të huajt që ofruan asistencë", tha At Grigor Pelushi duke shtuar se duhet "të mirëmenaxhohen fondet dhe të shkojnë aty ku duhen"

"I lutemi zotit që këta njerëz të kenë banesat e tyre", tha ai, ndërsa nuk la jashtë vëmendjes edhe falenderimin dhe mirënjohjen nga gjithë populli shqiptar për mjekët, policët, zjarrfikësit, emergjencat civile, të gjithë që kontribuuan për të shpëtuar njerëzit nga rrënojat deri duke edhe rrezikuar edhe jetën e tyre.


Lajmi kryesor:

Abuzimet me ndërtimet/ Gurra: Me 50 mijë lekë të vjetra korrupsion, kjo është t'i vrasësh në mes të ditës! Jeta s'është kaq e lirë


G.M./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja