TIRANE- Zëdhënësi i Vatikanit At Federico Lombardi, në një intervistë për “A1 Report”, thotë se mesazhi i Papës, duhet që të merret nga pala shqiptare jo vetëm si një kompliment, por edhe si një përgjegjësi e madhe, për ta zgjeruar dhe mbrojtur bashkëjetesën fetare. At Lombardi thotë se jehona e fjalimit të Papës është në nivel botëror, por kjo është sfiduese për Shqipërinë për ta mbajtur edhe në dekadat që vijnë.
 
At Lombardi ju falënderoj që pranuat këtë intervistë për “A1 Report”. Papa Francesku dha një mesazh të fortë për harmoninë fetare të Shqipërisë, por çfarë do të thotë kjo për shqiptarët? A mund të kthehet në një slogan për Shqipërinë, kjo harmoni?
Fjalimet e Papës edhe gjatë udhëtimeve, dëgjohen dhe kanë jehonë në gjithë botën. Pra nëse Papa thonë në Shqipëri se shqiptarët duhet të jenë një model i bashkëjetesës, dhe duhet të jeni një model i bashkëjetesës fetare edhe në Europë dhe në botë, këtë e dëgjojnë të gjithë dhe kolegët tanë gazetar e përsërisin mjaftueshmërisht. Problemi është nëse jeni me të vërtetë, sepse Papa jep një mesazh të fortë dhe bën një kompliment, çdo kompliment kthehet në impenjim. Që do të thotë jeni gjithnjë e më shumë të stimuluar dhe sfiduar për të qenë akoma dhe më shumë një model për bashkëjetesën e qetë mes feve të ndryshme dhe komponentëve të popullit. Pra Papa e tha jo vetëm për ju, por ishte një mesazh shumë më i gjerë, dhe tashmë duhet ta shikoni si një përgjegjësi.
 
A besoni se kjo harmoni mund të jetë një model që të aplikohet edhe në shtete të tjera?
Çdo shtet ka karakteristikat e veta, të veçanta, por është pak e vështirë të thuash së në Itali duhet të bëhet si në Shqipëri. Janë kushte specifike, ideja është e qartë, duhet të jeni të aftë të jetojmë edhe me diferencat religjioze sipas situatave. Sepse në disa shtete mund të ketë diferenca mes katolikëve dhe ortodoksëve, në një vend tjetër mes myslimanëve dhe evangjelistëve etj. Diferencat mes besimtarëve nëse besojnë në Zot, rreth idesë se përbashkët së Zotit si krijuesi i gjithçkaje, duhet të jetë i një vëllazërie të madhe e solidariteti.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)