Griezman refuzon të grumbullohet, At. Madrid 'luftë' me francezin

Griezman refuzon të grumbullohet, At. Madrid 'luftë' me francezin

Në Madrid tashmë mund të quhet një betejë ajo mes Antoine Griezman dhe Atletico Madrid. Klubi i ka kërkuar francezit të paraqitet në grumbullim për sezonin e ardhshëm, por ky i fundit ka refuzuar edhe një herë duke rikonfirmuar se do të pagujë klauzolën e largimit.

Natyrisht që nuk do të jetë vetë futbollisti ai që do të paguajë këtë shifër të çmendur, por Barcelona, që sipas Atletico-s ka luajtur pisët në këtë marrëveshje. Klubi madrilen akuzon katalanasit se kanë negociuar me sulmuesin në një moment kyç gjatë sezonit të kaluar, ndaj tashmë po përpiqet për t’ia bërë sa më të vështirë transferimin.

Gjithsesi mbetet çështje ditësh para se Griezman të kalojë te Barcelona, me këta të fundit që kanë bërë gati 120 mln euro.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Plazhet e Lezhës janë në kapacitete absolute', nënkryetari i bashkisë për Studio Live: Sfidoj këdo, nga portalet nuk merret vesh e vërteta

'Plazhet e Lezhës janë në kapacitete absolute', nënkryetari i bashkisë për Studio Live: Sfidoj këdo, nga portalet nuk merret vesh e vërteta