Ata fëmijët gjithmonë të "ftohur"
arsyeja pse sëmuren aq shpesh

Ata fëmijët gjithmonë të "ftohur"<br />arsyeja pse sëmuren aq shpesh
Bronkiti, infeksionet e veshit, ftohjet dhe në rastet më të ndërlikuara, pneumonia, duke nisur me ardhjen e sezonit të dimrit te fëmijët shpesh janë të përsëritura, të vegjlit vuajnë dhe nënat janë të shqetësuara.  Mjekët i quajnë infeksione të përsëritura të frymëmarrjes dhe kërkojnë një kurë.

Një në katër fëmijë në pesë vitet e para të jetës, mund të përjetojnë probleme të tilla, por për të folur për "infeksionet e përsëritura të rrugëve të frymëmarrjes," ekziston një kriter klinik: ai duhet të ketë së paku 8 raste të infeksionit gjatë një viti te fëmijët nën tre vjeç, dhe të paktën gjashtë raste të infeksioneve te ata të cilët kanë kaluar këtë moshë deri në shtatë vjeç. “Kjo është kur infeksioni ndodh në vende të ndryshme- thotë Susanna Esposito, Drejtoreshë e Njësisë së Pediatrisë Poliklinika spitalor në Universitetin e Milanos. Megjithatë, nëse procesi i infeksioni ndodh në të njëjtin vend, atëherë pragu për përcaktimin e infeksionit është katër raste në vit.
 
Po përse këta fëmijë sëmuren shpesh?
Së pari ekzistojnë faktorë ambientalë, por ka edhe situata të predisponuara që i përkasin kapacitetit të mbrojtjes së imunitetit të lindur përballë agresioneve të jashtëm. Le të fillojmë nga mjedisi. "Shkuarja në çerdhe apo kopshte është një rrezik për shkak se ajo lehtëson ekspozimin ndaj mikrobeve, më pas u shtohen edhe ndotjen e mjedisit që përfshin edhe tymin e duhanit. Së fundi, edhe disa sjellje të zakonshme si mbajtja e biberonit. Me të identifikuar faktorët e rrezikut, nuk është e vështirë që të ndiqen disa rregulla për t’i parandaluar.

Nëse nuk mund të tërhiqeni nga dërgimi i fëmijëve në kopshte e çerdhe atëherë ju mund të shmangni  ekspozimin ndaj tymit, ose ju mund të kufizoni qëndrimin e tyre në mjediset e ndotura. Gjithashtu mund t’i hiqni biberon (i cili nxit zhvillimin e infeksioneve të veshit). Një gjë tjetër e mirë është edhe larja e hundës me solucione për të parandaluar kolonizimin e mikrobeve në pjesën e  hundës. Sipas mjekëve, është e nevojshme që fëmijëve që kanë hasur këtë problem të marrin pak vitaminë D që do të rriste imunitetin ndaj mikrobeve.
 
Përgjigjja është te sistemi imunitar i lindur
Pikërisht te sistemi Imunitar. Disa fëmijë mund të ketë një ndryshim të asaj që specialistët e quajnë "Reagimi i lindur i imunitetit". Ka ilaçe të cilat janë në gjendje për të stimuluar reagimin e imunitetit. Pidotimod, për shembull, është një kompleks sintetike që rrit shprehjen e ashtu-quajtur receptorët “Toll-like”, një klasë të receptorëve të pranishëm në disa qeliza të bardha të gjakut, të aftë për të njohur strukturat tipike e mikrobeve dhe t'i neutralizuar ato. Ose OM 25, një lysë bakteriale e cila përmban fraksionet e shtatë baktereve, që gjithmonë punon si një imunitet.
 
Redaksia online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët