Atalanta ka prerë biletën për në fazën e 1/8-ave të Champions League pas një përmbysjeje spektakolare ndaj Borussia Dortmund në fazën play-off.

Skuadra italiane triumfoi 4-1 në ndeshjen e kthimit, duke përmbysur humbjen 2-0 të takimit të parë dhe duke ndezur festën në stadium. Vendasit e nisën vrullshëm sfidën, teksa Scamacca zhbllokoi rezultatin që në minutën e 5-të, ndërsa Zappacosta dyfishoi shifrat në pjesën e parë. Pas pushimit, Pasalic realizoi edhe golin e tretë, duke dhënë idenë e një kualifikimi të lehtë.

Gjithsesi, verdhezinjtë reaguan në minutën e 75-të me Adeyemi, gol që riktheu emocionet dhe çoi ndeshjen drejt shtesave. Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt 30 minutave shtesë, erdhi momenti vendimtar.

Në minutën e 90+8, arbitri akordoi një penallti për Atalantën pas një ndërhyrjeje të mbrojtjes gjermane. Nga pika e bardhë u tregua i saktë Samardzic, i cili vulosi shifrat 4-1 dhe kualifikimin e madh të bergamaskëve mes 16 skuadrave më të mira të Evropës. Në minutën e 77 për Atalantën në fushë u fut Berat Gjimshiti që bëri një paraqitje shumë të mirë.


Lajmi kryesor:

Champions League/ Juventusi bën mrekullinë, i shënon 3 gola Galatasarayt dhe e dërgon ndeshjen në shtesë! PSG, Real Madrid dhe Atalanta kalojnë në fazën e 1/8-ave