Atentat 26-vjeçarit në epiqendrën
e kanabisit, në kërkim autorët

VLORE - Policia e Vlorës ka gjetur mbrëmjen e sotme trupin e pa jetë të një personi në zonën e Lapardhas, e njohur si një epiqendër e kultivimit të kanabisit në Vlorë. Pas nisjes së hetiemve, policia thotë se vdekja e 26-vjeçarit Daniel Lika mund të jetë shkaktuar pas një ngjarje kriminale.

Dyshohet se viktima bashkë me 2 persona të tjerë ishin në malin Shashicë, ndërsa u ndesh në rrugë me 3 persona të tjerë të panjohur. Këta të fundit të armatosur me armë kallashnikov kanë qëlluar drejt 26-vjeçarit dhe më pas janë larguar. Ende nuk dihet identiteti i autorëve ndërsa motivet mbeten të paqarta. Mësohet se viktima, kishte vetëm dy javë që kishte dalë nga burgu, pasi ishte dënuar për kultivim të lëndëve narkotike.


Ka qenë një telefonatë në sallën operative 129, rreth orës 15:00, që ka sinjalizuar policinë e Vlorës për ngjarjen, teksa pritet që pas ekzaminimin në laboratorin e mjeksisë ligjorë të përcaktohen dhe shkaqet reale të vdekjes.

vrasja ne vlore
(Në foto: Vendi ku ndodhi vrasja në malin Shashicë)

vrasja vlore
(Në foto: Morgu ku u dërgua trupi për ekzaminim)

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti