Atentat 44-vjeçarit shqiptar në Bruksel, mbetet i plagosur rëndë! Dyshohet për gjakmarrje (VIDEO+EMRI)

BRUKSEL- Një 44-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë nga një atentat që u bë ndaj tij mbrëmjen e së dielës (28 prill) në Bruksel.

Siç shihet edhe nga videot e publikuara në media, një burrë qëllon në drejtim të 44-vjeçarit, i identifikuar si Agustin Kaza nga Mirdita, i cili po qëndronte në një kafene në shoqërinë e një personi tjetër. Shqiptari aktualisht ndodhet në gjendje kritike për jetën.

“Policia e Brukselit Verior u njoftua për të shtëna në një kafene Joseph Brandstraat në Schaarbeek të dielën në mbrëmje, më 28 prill, rreth orës 22:30.  Kur shërbimet e urgjencës mbërritën në vendngjarje, gjetën një burrë të plagosur nga të shtënat me armë zjarri. Policia ka njoftuar prokurorinë publike, e cila është takuar me gjyqtarin hetues në vendngjarje”.- thotë zëdhënësi i policisë Audrey Dereymaeker.

Kur mbërritën në vendin e ngjarjes shërbimet e urgjencës e gjetën 44-vjeçari në gjendje shumë të rëndë për jetën. Sipas hetimeve të para, shqiptari është qëlluar me disa plumba në kokë dhe gjoks. 

Dyshohet se atentati mdaj Agustin Kazës ka ndodhur për gjakmarrje. Burime për Report Tv bëjnë me dije se 44-vjeçari është vëllai i Martin Kazës, i dënuar për vrasjen e dy vëllezërve në 3 korrik të 1997 në Mirditë.  Martin Kaza është dënuar me 22 vite burg për vrasjen e vëllezërve Dod dhe Augustin Gjini të cilët dyshoheshin se i kishin vrarë vëllain.

Ai u ekstradua nga Britania e Madhe në vendin tonë, në dhjetor të vitit 2017.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:59
Pre e një atentati në Bruksel për gjakmarrje, kush është 44-vjeçari! I vëllai i tij vrau në ’97 dy vëllezër

Agustin Kaza ishte shënjestër e një atentati në Bruksel mbrëmjen e së dielës (28 prill). Dyshohet se atentati ndaj tij ka ndodhur për gjakmarrje. Burime për Report Tv bëjnë me dije se 44-vjeçari është vëllai i Martin Kazës, i dënuar për vrasjen e dy vëllezërve në 3 korrik të 1997 në Mirditë.

Martin Kaza është dënuar me 22 vite burg për vrasjen e vëllezërve Dod dhe Augustin Gjini të cilët dyshoheshin se i kishin vrarë vëllain në qendër të Rrëshenit në 1994. Martin Kaza u ekstradua nga Britania e Madhe në vendin tonë, në dhjetor të vitit 2017.

Historia e gjakmarrjes mes fiseve
Më datë 7 Janar të vitit 1994 qyteti i Rrëshenit u trondit nga vrasja e Shefit të Krimeve, Ndue Kaza. Ai u qëllua me armë zjarri në mes të qytetit nga Dod Gjini, i cili u largua nga vendngjarja. Shtypi i shkruar i kohës raportonte se vrasja ndodhi pasi Shefi i Krimeve ndërhyri për të shmangur përshkallëzimin e një konflikti mes dy grupeve rivale. Por 3 vite më vonë, pa arritur që autorët të arrestohen dhe familjet të pajtohen, në qytetin e Laçit vëllai i Komisarit mori hak, duke vrarë 2 vëllezërit Dod dhe Agustin Gjini. Mediat raportonin se ngjarja ndodhi mesditën e 3 Korrikut të vitit 1997, ku sipas tyre, në atentat kishin marrë pjesë dy persona. Pas 4 vitesh, Gjykata e Kurbinit shpalli fajtor në mungesë për vrasjen e dyfishtë, Martin Kazën, duke e dënuar me 22 vite burg.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elvis: 02/05/2024 19:50

    Kam qen 15 vjeç ne ate kohe ne vrasjen ne laç ne 97 mbrapa pallatit kultures ...bresheri e gjate kallashnikovi....kan qen tre vete shenjestrat e atentatit ...dy vdiqen ne vend,tjeri u plagos

    Përgjigju
  • Fshati: 30/04/2024 07:29

    Problemi nuk është gjakmarrja, por mungesa e funksionimit të ligjit.

    Përgjigju
  • Zot na rujt: 30/04/2024 01:19

    na cau malokeria si ne londer dhe ne bruksel e myten fare

    Përgjigju
    • Malsori: 30/04/2024 22:27

      Morten ku ta kesh

  • Minatori: 29/04/2024 23:10

    Edhe kjo ngjarje si ngjarjet e fundit ne rreshen kane 30 vite fiks qe kane filluar konfliket, shpresoj dhe uroj ne paqe

    Përgjigju
  • Dretesija: 29/04/2024 22:20

    22 vite burg per 2 vrasje? Buy one and get one free. Zoti na rujt nga gjygjtaret se nga hasmi ja bojm hallall.

    Përgjigju
    • Ligji: 30/04/2024 03:53

      22 eshte mire, ajo tjetra vrau 5 veta dhe e kishin denuar me 5 vjet dhe e zuri amnistia.

  • Ups: 29/04/2024 21:27

    Do jet najnjoi nga keta te amistis keta dolen para kohe e ka ngel pa lek. E jon kthy në vrases me pages.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër