Atentat drejtorit të burgut
Fushë-Krujë, tritol në makinë

Atentat drejtorit të burgut<br />Fushë-Krujë, tritol në makinë
DURRES - Drejtori i burgut të sigurisë së lartë në Fushë-Krujë është bërë pre e një atentati, kur këtë mëngjes makina me të cilën Arben Sulo do të shkonte në punë, shpërtheu në lëvizje me lëndë eksplozive të dyshuar tritol, brenda portit të Durrësit.

Kreu i institucionit të vuajtjes së dënimit ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar në spitalin e Traumës në kryeqytet për mjekim më të specializuar. Mësohet se Sulo ka marrë plagë të rënda në pjesën e poshtme të trupit, por sipas mjekëve është ne gjendje stabel.
 
Drejtori i burgut jeton ne Durres, kaloi nga porti per te shmangur trafikun
Shpërthimi i telekomanduar i automjetit tip “Opel” me targë AA 654 AS ndodhi brenda portit të Durrësit rreth orës 07:45. Arben Sulo jeton në lagjen numër 1 të qytetit bregdetar dhe burime nga Policia e Durrësit sqaruan për Shqiptarja.com se Sulo ka kaluar me makinë brenda Portit për të shmangur trafikun e orëve të mëngjesit, ndërsa ishte nisur për në punë në burgun e Fushë-Krujës të cilin e drejton prej një viti.

Sipas policisë lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e pasme të mjetit, çka sipas tyre i ka shpëtuar jetën Arben Sulos. Blutë e qytetit bregdetar nisën hetimet për të zbardhur autorët dhe motivet e shpërthimit me tritol.
 
Arben Suloj: Nuk kam djeni se kush mund të jenë autorët
Drejtori i burgut të të Fushë- Krujës Arben Sulojt është jashtë rrezikut për jetën, pas shpërthimit të makinës së tij teksa ishte në lëvizje. Sipas mjekëve të Spitalit të Traumës, të cilët kanë përfunduar operacionin e parë të tij, thonë se drejtori i burgut të Fushë-Krujës, Arben Sulojt po mbahet nën mbikëqyrje. Sipas mjekëve brenda 24 orëve ai mund të operohet sërish. Pas ndëryrjes Suloj ka thënë për policinë se "nuk kam dijeni kush mund të jenë autorët". Burime policore e lidhin ngjarjen me nje akt kriminal për shkak të detyrës.

Nën/drejtori i Traumës: Gjendja e Sulos e stabilizuar, por do i bëjmë operacion
Në një intervistë për A1Report nën drejtori i Spitalit të Traumës Arben Zeneli ka deklaruar se gjendja e të plagosurit Arben Sulo është e stabilizuar, por është e nevojshme që ai t’i nënshtrohet një operacioni.
 
“U bë vlerësim i dytë nga ana e ekipit të mjekëve që ka spitali jonë, aktualisht po përgatitet për të kryer një operacion për të pasur në kontroll gjendjen e tij në ditët që vijnë. Kemi parametrat jetësorë të tij të mbajtur mirë, janë disa dëmtime që do të vlerësohen edhe në ditët në vijim për të reaguar në bazë të problemeve që mund të shfaqen. Ka dëmtime të rëndësishme për të cilat do të bëhet edhe ndërhyrja. Gjendja e përgjithshme është e stabilizuar”,- tha Arben Zeneli.



Sulo në spital, nën mbikëqyrjen e policisë
Nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Veliu ka vizituar Arben Sulo në Spitalin e Traumës, ndërsa dhoma ku është shtruar Sulo është nën mbikëqyrjen e Policisë. Po ashtu në spitalin e Traumës shkoi edhe ministri i Mjedisit, Lefter Koka.

spitali i traumes
spitali i traumes
(Në foto: Spitali i Traumës ku po mjekohet drejtori i burgut të Fushë Krujës, Arben Sulo)

Durresi, 3 shperthime me tritol ne 48 ore
Ky është shpërthimi i tretë me tritol që ndodh në qytetin e Durrësit brenda 48 orëve. Mëngjesin e të shtunës objektiv i atentatit me tritol u bë Ardian Trota, i njohur si i “forti i Kukësit”. Pavarësisht shpërthimit të fuqishëm ai mori lëndime që nuk i rrezikuan jetën, ndërsa vetëm pak orë pas atentatit ai ra në prangat e policisë, pasi u zbulua se kishte thyer “arrestin e shtëpisë” të dhënë për dhunë në familje, vjedhje të energjisë dhe armëmbajtje pa leje. Ndërsa gjatë pasdites të së dielës një tjetër automjet shpërtheu me tritol, por fatmirësisht pronari i saj Julian Tuku nuk ndodhej në makinë.
 
4 trafikante te minave te telekomanduara u arrestuan te dielen
Po ashtu, mbrëmjen e së shtunës katër të rinj u arrestuan nga Policia e Durrësit nën akuzë për trafikimin e lëndëve plasëse. Ata u kapën me 3 lëndë eksplozive C4 me celularë dhe mjete të tjera për prodhimin e këtyre minave.

arben sulo
(Në foto: Drejtori i burgut të Fushë Krujës, Arben Sulo)
makina me tritol e arben sulos
makina me tritol e arben sulos
makina me tritol e arben sulos
(Në foto: Makina e shpërthyer me tritol në pronësi të Arben Sulo-s)
FOTO të tjera

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë