Një grup rebelësh të armatosur kanë ndërmarrë një sulm ndaj një xhamie Shiite në Peshawar në Pakistan, duke vrarë të paktën 19 persona e duke plagosur rëndë dhjetëra të tjera. Lajmi bëhet me dije nga burimet zyrtare lokale.

Sipas forcave policore, atentatorët kanë lëshuar granata në brendësi të xhamisë dhe më pas kanë hyrë brenda ndërtesës e kanë hapur zjarr ndaj të pranishmëve gjatë faljes së të premtes.

Atentati i rëndë vjen një javë pas një tjetër atentati të premten e kaluar, sërish ndaj një xhamie Shiite, ku mbetën të vdekur 61 persona në Shikarpur, në jug të vendit.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)